Vajza 10 muajshe në det të hapur me komardare, shpëtohet nga rojet bregdetare

Publikuar tek: bota, më 19:34 03-07-2015 Vajza 10 muajshe në det të hapur me komardare, shpëtohet nga rojet bregdetare

Një moment dramatik është regjistruar në një prej plazheve të Greqisë, ku mungesa e vëmendjes së prindërve ka bërë që vajza 10 muajshe të largohet 1-km larg bregut.

Vajza e quajtur Malda, ndodhej mbi komardare në momentin që era dhe rryma e detit e largoi  atë larg bregdetit, duke shkaktuar panik te familjarët e saj. Ka qenë ndërhyrja e shpejtë rojeve bregdetare të Turqisë që ka bërë të mundur shpëtimin e fëmijës dhe kthimin e saj shëndosh e mirë te prindërit e saj.

Autoritetet thanë më pas se era po e drejtonte vajzën 10 muajshe drejt brigjeve të ishullit grek, Lesbos.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020326137542725
array(1) { ["section"]=> string(82) "vajza-10-muajshe-ne-det-te-hapur-me-komardare-shpetohet-nga-rojet-bregdetare-15283" }