Vajza e deputetit të PS ironizon Ramën: Shkrimin në ‘The Economist’ do ta kishte zili edhe Podesta

Publikuar tek: fcb-bomb, më 19:40 18-01-2016 Vajza e deputetit të PS ironizon Ramën: Shkrimin në ‘The Economist’ do ta kishte zili edhe Podesta

Vajza e deputetit të Partisë Socialiste, Namik Dokle, Anika, ka ironizuar kryeministrin Edi Rama lidhur me shkrimin e publikuar në ‘The Economist’. Qeveria pranoi dje se kishte paguar për të publikuar shkrimin në revistën prestigjoze, me argumentin se kjo ndihmonte promovimin e Shqipërisë.

Anika Dokle shprehet se shkrimin e ‘The Economist’ do ta kishte zili dhe Podesta, kompania amerikane e lobimit e paguar nga ish-kryeministri Sali Berisha gjatë kohës që drejtonte vendin.

“Gjej një gazetë, o mav(r)i me bojë që ta lexojnë 1 milion shuplakat! Këtë të "The Economist" do ta kishte zili dhe Podesta. Në gjuhen e Tony Blair do thuhej: same shit, different day!”-, shkruan vajza e deputetit socialist në profilin e saj në Facebook.

Opozita ka kritikuar ashpër këtë veprim të Ramës, duke theksuar se ato para mund të ishin përdorur më dëmshpërblimin e familjeve të përmbytura në fillim të janarit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.062917947769165
array(1) { ["section"]=> string(101) "vajza-e-deputetit-te-ps-ironizon-ramen-shkrimin-ne-the-economist-do-ta-kishte-zili-edhe-podesta-30329" }