Vajza e Eli Farës: Të pasmet janë arma ime më e fortë, punët e vështira duan byt*ë

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 17:55 26-08-2016 Vajza e Eli Farës: Të pasmet janë arma ime më e fortë, punët e vështira duan byt*ë

Marina Fara, vajza e këngëtares Eli Fara ka vendosur të flasë për komentet apo dhe kritikat që e shoqërojnë teksa shpalos hiret në rrjetet sociale.

Juristja ka rrëfyer për revistën “Story” se për format e trupit kujdeset duke u ushtruar.

“Mundohem të merrem sa më shumë me palestër, kryesisht për të qëndruar e shëndetshme, dhe më pas për të mbajtur trupin në formë. Trajtimet që kam ndjekur pothuajse rregullisht janë masazhet e ndryshme.”

Ndërsa për të pasmet bombastike Marina Fara lë të kuptohet se nuk i ka operacion siç aludohet shpesh nga publiku.

“Të pasmet janë armë e çdo njeriu, jo vetëm e imja sepse populli ynë thotë për punë të vështira duhen të pasme. Por ndonjë sekret nuk kam përveç këshillat e instruktorëve ndërsa ushtrohem.” – përfundon vajza e Eli Farës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.10422205924988
array(1) { ["section"]=> string(86) "vajza-e-eli-fares-te-pasmet-jane-arma-ime-me-e-forte-punet-e-veshtira-duan-byt-e-50960" }