Vajza e kopertinave i lutet publikut për 10 mijë dollarë dhe arsyeja është sipërfaqësore

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 16:20 03-08-2016 Vajza e kopertinave i lutet publikut për 10 mijë dollarë dhe arsyeja është sipërfaqësore

Një modele e cila ka pozuar për ‘’Playboy’’, ‘’FHM’’ dhe ‘’Maxim’’ i është lutur publikut për para ekstra për ta ndihmuar atë të financojë karrierën e saj.

32-vjeçarja  nga Teksasi, Jen Wilke ka ngritur një fushatë për mbledhjen e fondeve për të arritur shumën 10,000 dollarëve, shumë të cilën ajo thotë se do ta përdorë për të marrë pjesë në festat e showbizit dhe për të mbuluar "shpenzimet themelore” si veshje, udhëtime dhe akomodimin. E gjitha tingëllon qesharake, po ta krahasosh me llojet e tjera të kërkimit të ndihmës, siç janë kurimet për sëmundje apo varfëria, por për Jenin jo dhe aq.

Modelja me kohë të pjesshme thotë se ajo po "ndërton një markë" dhe është e vendosur ekskluzivisht të fokusohet në karrierën e saj të modelimit, megjithatë deri më tani ajo ka mbledhur vetëm 775 dollarë, më pak se 10% e objektivit të saj.

"Kohët e fundit, unë kam pasur shumë sukses, madje kam fituar një ftesë VIP për festën “Maxim Hot 100” që do zhvillohet në fund të muajit’’, shpjegon ajo në faqen e saj ‘’GoFundMe’’. ‘’Unë jam në udhëkryq të drejtë tani’’, përfundon Jeni.

Epo ka prioritete e prioritete. Do e ndihmojë ndonjë nga ju atë?

jen4.jpgjen2.jpgjen3.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.051230192184448
array(1) { ["section"]=> string(94) "vajza-e-kopertinave-i-lutet-publikut-per-10-mije-dollare-dhe-arsyeja-eshte-siperfaqesore-48636" }