Vajza e Lasgushit rrëfen për 30 vjeçaren që shkonte në shtëpinë e poetit, ja çfarë ndodhi një ditë

Publikuar tek: kulture-art, më 19:57 06-01-2016 Vajza e Lasgushit rrëfen për 30 vjeçaren që shkonte në shtëpinë e poetit, ja çfarë ndodhi një ditë Marie Poradeci, vajza e Lasgush Poradecit

Marie Poradeci, vajza e të madhit poet lirik Lasgush Poradeci, ka ndarë me miqtë e vet një copëz kujtimi nga vitet 1974-1975. Bëhet fjalë për një vajzë, emrin e të cilit nuk e bën të ditur, që shkonte në shtëpinë e tyre çdo ditë dhe fliste për poezinë me Lasgushin. Por një ditë ndërpreu takimet me poetin dhe Maria, rrëfen edhe arsyen…

Përshkrimi i Maries

Rreth viteve 1974-1975, kur im atë ishte rreth 76 vjeç, në shtëpinë tonë, në Pogradec, kish filluar të vinte, gati çdo ditë, një vajzë e re rreth të tridhjetave, që shkruante poezi. Bisedonte me babain tim dhe ajo nuk ngopej duke shijuar nga goja e tij gjithë ato sekrete të asaj mrekullie hyjnore, që quhet POEZI.

Ishte kulmi i terrorrit komunist. Komplote, arrestime, luftë klasash etj.

Një dita vajza erdhi dhe shumë e shqetësuar dhe me sytë gati me lot i tha:

- Nuk do të vij më tek Ju mjeshtër!

- Po pse - ju përgjigj i pikëlluar im atë

- Po ja - tha vajza me shume ndrojtje - komshinjtë kanë filluar të flasin dhe thonë që ne të dy bëjmë dashuri.

- Sa bukur e paskan thënë! - tha im atë i çuditur - mendova se kishin thënë që po bëjmë komplot. Po a ka gjë më bukur në botë se sa dashuria!!??

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shqiptari merr 5 milionë paund për mozaikun e Abramoviçit
Të rinjtë ankohen:”Çfarë të bëjmë, ku të shkojmë?” Mirela Sula u jep një mesazh të fuqishëm »
Article Logic
Execution time: 0.024454116821289
array(1) { ["section"]=> string(103) "vajza-e-lasgushit-rrefen-per-30-vjecaren-qe-shkonte-ne-shtepine-e-poetit-ja-cfare-ndodhi-nje-dite-29317" }