Vajza e Lasgushit të madh kujton të atin në ditëlindjen e tij të 117-të por rrëfen si nuk mori asnjë dhuratë në jublile dhe zbardh fletë nga ditari

Publikuar tek: kulture-art, më 14:27 27-12-2016 Vajza e Lasgushit të madh kujton të atin në ditëlindjen e tij të 117-të por rrëfen si nuk mori asnjë dhuratë në jublile dhe zbardh fletë nga ditari Marie Poradeci, vajza e Lasgush Poradecit

Marie Lasgush Poradeci, vajza e poetit të madh Lasgush Poradeci kujton të atin që nesër do të festonte ditëlindjen e tij të 117-të. Maria sjell ndërmend 80 vjetorin e vitit ’89 për poetit që u festua me 5 muaj vonesë nga Lidhja e Shkrimtarëve të Shqipërisë dhe për të s’pati kurrë një dhuratë në atë jubile.

Ja si e përshkruan të gjithën vajza e Lasgushit të madh ndërsa shkëput nga ditari i të atit të ndjerë edhe fjalën e Odhise Paskalit mbajtur në ceremoni:

“Nesër është 27 dhjetor, ti babai im, feston ditlindjen tënde të 117-të. Më kujtohet që, kur ishte 80 vjetori yt, Kosova e festoi pikërisht në datën kur ishte realisht, pra më 27 dhjetor 1979. Gjithashtu, pothuajse i gjithë numuri i gazetës "Fjala", i ishte kushtuar Lasgushit. Ndërsa Lidhja e Shkrimtarëve të Shqipërisë, e festoi këtë jubile me pesë muaj vonesë, pra më në 28 maj 1980.

Asnjë dhuratë.

Kur shqiptarët e Bukureshtit festuan 60 vjetorin e Asdrenit i bënë atij si dhuratë një penë prej floriri.

Po shkëpus nga ditari i babait tim fjalën e skulptorit Odhise Paskali mbajtur në këtë ceremoni.

Odhise Paskali tha: “Më bëhet shumë qefi që mblidhemi sot në Festimin e Jubileut të 80-vjetorit të lindjes së Lasgushit. Lasgushin e njoh që prej një periudhe 50-vjeçare, gati gjysëm shekulli. Dyke qënë shok i afërt me Lasgushin, kam prej tij mbresa dhe kujtime mjaft të mira, jo vetëm nga Lasgushi si shok, por dhe nga Lasgushi si artist i math. Jemi mësuar t’a quajmë Lasgushin si poet i dashurisë, por Lasgushi nuk është i tillë, ai është poet universal dhe këtë më mirë se kushdo e ka treguar edhe koha. Unë do tregoj një episod nga një kujtimi im me Lasgushin që më ka lënë mbresa.

Ishte koha kur punonja për Skënderbeun. Tek sheshi në Tiranë poshtë xhadesë ishte ulur një malësor plak me mustaqe dhe rrinte aty këmbëkryq. E sodita këtë malësor për një kohë shumë të gjatë dhe mendova se ai do të shërbente si model mjaft i mirë për Skënderbeun. Ju afrova t’ja thosha këtë malësorit. Ai pranoj dhe vinte çdo ditë në studion time të pozonte. E kisha mbaruar pothuajse fare Skëderbeun dhe skulpturën e kisha vënë në një vënd të dukshëm të studios, që të binte në sy menjëherë. Kjo jo pa qëllim. Por që kur të vinin vizitorët, t’a shikonin dhe të jipnin mendimet, si ju dukej Skënderbeu im.

Rastësisht një pasdite vjen në studio Lasgushi. Përnjëherë i del në sy Skënderbeu dhe afrohet afër. “Jo, Odise, nuk është heroik”, më tha. Atëherë unë e sodita me orë të tëra Skënderbeun tim dhe e kuptova se Lasgushi kish të drejtë. E kuptova që Skënderbeu im nuk ishte heroik. Këtë gjë unë nuk mundnja t’a zbulonja vetë megjithëse e ndjenja që diçka i mungonte Skënderbeut tim dhe këtë e gjeti Lasgushi vetëm me një vështrim. E ripunova përsëri Skënderbeun, dyke i vënë atë që i mungonte.

Kam sgjedhur për këtë mbrëmje 2 poezi nga më të bukurat e Lasgushit, njëra “Dora jote ledhatarja”, tjetra “Letërkëmbim”. E para një poezi mjaft e bukur na tregon jo vetëm Lasgushin poet por dhe Lasgushin piktor. Një piktor i math. Dyke lexuar këtë poezi nuk do mundem ndoshta t’a hedh në pikturë atë që shpreh Lasgushi në poezi. Po e lexoj: (edhe e lexoj). Tjetra: “Letërkëmbim”, këtë po e lexoj me lejë të Lasgushit, (dhe e lexoj)”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zbulohet në shpellën egjiptiane skena e lindjes më e vjetër në botë
Irma Libohova “pakt me djallin”?! 57-vjeçe por shfaqet kaq e bukur dhe e qeshur në këtë video ekskluzive... »
Article Logic
Execution time: 0.024955034255981
array(1) { ["section"]=> string(153) "vajza-e-lasgushit-te-madh-kujton-te-atin-ne-ditelindjen-e-tij-te-117-te-por-rrefen-si-nuk-mori-asnje-dhurate-ne-jublile-dhe-zbardh-flete-nga-ditari-63915" }