“Vajza e Mediut studionte në SHBA duke paguar 40 mijë $ në vit, ndërsa Mediu merrte vetëm 20 mijë”

Publikuar tek: politike, më 20:38 14-03-2016 “Vajza e Mediut studionte në SHBA duke paguar 40 mijë $ në vit, ndërsa Mediu merrte vetëm 20 mijë”

Informacionet më të shumta për Gërdecin, sipas gazetarit amerikan Guy Lawson, kanë të bëjnë me ish- ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu.

Ja çfarë thotë, gazetari në intervistën e tij për "Dritare.net".

“Vajza e Mediut studionte në një shkollë në Teksas, ku taksa vjetore ishte 40.000 dollarë, ndërkohë paga e ministrit ishte 20.000 dollarë në vit. Mund të më thoni se si ishte e mundur kjo?

Ministri i Mbrojtjes Mediu vinte gjithmonë në Shtetet e Bashkuara për Mëngjesin e Lutjeve, një lloj ceremonie ku republikanët konservatorë dhe disa demokratë mblidhen të luten për të ardhmen në botë dhe Mediu aty, hiqej si i krishterë. Kur u takua një herë me ambasadorin Withers, ambasadori duke besuar se Mediu ishte i krishterë, i kërkoi atij të thoshte një lutje.

Të gjithë zyrtarët shqiptarë filluan të qeshnin sepse, në thelb, ata të gjithë luanin të njëjtën lojë me politikanët amerikanë duke bërë gjithçka për t’i kënaqur ata.

Shqipëria është kryesisht myslimane, është fuqimisht pro amerikane dhe ka një situatë shumë të dobët ligjore.

E pyes veten se deri ku shkojnë Shtetet e Bashkuara sa i përket regjistrimit të operacioneve të errëta brenda Shqipërisë? Shqipëria, si një vend anëtare e NATO-s, si një vend që po përpiqet të jetë pjesë e Evropës, pas mijëra vjetësh të qenit midis Evropës dhe botës arabe, ka nevojë të krijojë rrugën e vet dhe të mos jetë frikacake nën hijen e Amerikës”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Braçe konfirmon Majkon: Nuk na duhet pushteti pa reformën në drejtësi
Shehu: Skandal në Lushnjë, drejtoresha e spitalit e diplomuar për ekonomi agrare »
Article Logic
Execution time: 0.021649122238159
array(1) { ["section"]=> string(99) "vajza-e-mediut-studionte-ne-shba-duke-paguar-40-mije-ne-vit-ndersa-mediu-merrte-vetem-20-mije-35083" }