Vajza e Mira Konçit dhe Shpëtim Saraçit një yll, i bën të ëmës dedikimin që e çon peshë

Publikuar tek: fcb-bomb, më 12:27 06-03-2017 Vajza e Mira Konçit dhe Shpëtim Saraçit një yll, i bën të ëmës dedikimin që e çon peshë

Era vajza e Mira Konçit dhe Shpëtim Saraçit, tanimë është bërë si shoqe për këngëtaren e njohur dhe të dashur të publikur shqiptar. Në një postim në rrjetet sociale, Era e uron të ëmën për ditëlindje dhe zgjedh fjalët që do bënin krenare çdo nënë.

“Mami im, shpirti im, gëzuar ditëlindjen! Të uroj edhe 500 vite të tjera, të lumtura, të mbushura plot dashuri, fat, e mbarësi. Unë kam qenë përherë shumë e bekuar, por një ndër bekimet më të mëdha ka qenë fakti që të kam ty si mama (faleminderit Nadire Konçi për pasurinë që solle në jetë).

Faleminderit për punën tënde të palodhur e përkushtimin e pamasë në punën më të vështirë: të qenurit mami. Je e rrallë, veçanërisht për dashurinë e respektin, me të cilin ti trajton çdo njeri rreth vetes, për aftësinë që ti ke për të bërë çdo njeri të ndihet mirë dhe deshiren për t’i ndihmuar të gjithë. Faleminderit që më dëgjon mua (dhe budallallëqet e mia të pafundme) me durim dhe që më ofron gjithmonë këshilla të vyera, të shoqëruar me dashuri kaq të madhe. Faleminderit edhe që më kujton përherë t’i marr çështjet e jetës më me qetesi dhe që më drejton të ndjek një jetë spontane e të bukur. Je shumë e bukur dhe e mrekullueshme, në çdo aspekt, shoqja ime, motra ime! Të dua shumë shumë shumë!” i shkruan Era nga Amerika ndërsa merr menjëherë përgjigjen po aq emocionuese të këngëtare.

“Uaaaa çfarë surprize e vogla ime ti! Mrekullia ime, thesari im, frymëzimi im, motivi im, jeta ime, eleganca ime! Faleminderit ZOT për dhuratën më të bukur në botë, Erën time! Qofsh e lumtur TI drita e syve të mi, sepse atëherë unë jam super nënë”, shkruan Mira Konçi.

m.jpg

er.png

er1.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028099060058594
array(1) { ["section"]=> string(92) "vajza-e-mira-koncit-dhe-shpetim-saracit-nje-yll-i-ben-te-emes-dedikimin-qe-e-con-peshe-70917" }