Vajza e shkrimtarit ndan dhimbjen pas mesnate për të atin: Ishe lodhur duke më pritur, kur erdha ishte tepër vonë (E PLOTË)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 10:35 04-03-2017 Vajza e shkrimtarit ndan dhimbjen pas mesnate për të atin: Ishe lodhur duke më pritur, kur erdha ishte tepër vonë (E PLOTË)

Kanë kaluar javë por kjo nuk e ka zbehur dhimbjen e Elona Agollit, vajzës së shkrimtarit të madh Dritëro Agolli e cila kalon netë të tëra pa gjumë duke shkruar për të atin e duke ndarë kujtime.

Në një publikim të radhës Elona i ka prekur të gjithë ndërsa ka rrëfyer se kur është kthyer për të takuar “babushin” siç e thërret ajo, ishte tepër vonë.

“E ndjeje babushi im që edhe pak kohë të kishte mbetur për të qëndruar bashkë. E prandaj , atë pasdite kur të telefonova, zëri yt buçiste, kishte ankth , dashuri , përgjërim : Lona , kur do vish ?

E unë mjeranja që nuk e kuptoja thirrjen tënde .Ti i jepje fuqi vetes për të artikuluar fjalët e fjalitë dhe unë dëgjoja zërin buçitës e kurrë nuk ma merrte mendja që do të gjeja në spital , në atë gjendje të tmerrshme me tuba e të përgjumur siç të gjeta.

Babushi im , nuk më njohe tërësisht kur të qëndroja afër krevatit, pasi nuk më flisnin sytë e tu .

Ishe lodhur duke më pritur e kur unë erdha ishte tepër vonë”, shkruan vajza e Dritëroit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.034111976623535
array(1) { ["section"]=> string(125) "vajza-e-shkrimtarit-ndan-dhimbjen-pas-mesnate-per-te-atin-ishe-lodhur-duke-me-pritur-kur-erdha-ishte-teper-vone-e-plote-70727" }