Vajza e Timo Fllokos një ‘’Vera’’ e vogël. Një bashkëpunëtore e së ëmës zë miqësi me të (FOTOT)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 09:01 23-04-2016 Vajza e Timo Fllokos një ‘’Vera’’ e vogël. Një bashkëpunëtore e së ëmës zë miqësi me të (FOTOT)

Mund të thuhet pa frikë se Linda Flloko, vajza e Timo Fllokos dhe Vera Grabockës është me plot kuptimin një ‘’Vera’’ e vogël.

Me një ngjashmëri të llahtarshme me të ëmën, me sa duket ka trashëguar nga ajo edhe aftësinë për të krijuar miqësi e për të fituar bashkëpunëtorë.

Së fundmi, Linda është parë nën shoqërinë e Bleona Qeretit, e cila është një prej anëtarëve të jurisë te ‘’Your Face Sounds Familiar’’, spektakël i TV Klan. ''Me zemrën time'', komenton Bleona.

Qereti u sulmua gjatë spektaklit nga Endri Prifti, i cili i tha se para se ta gjykonte për performancën, duhet të mësonte të këndonte. Kaq u desh dhe këngëtarja Valbona Mema u bëri thirrje artistëve të nënshkruanin një peticion për ta hequr Bleona nga juria.

Por deri këtu shkoi konflikti. Tani gjakrat janë qetësuar. Dhe sigurisht që Bleona i jep kohë vetes ta intensifikojë miqësinë me Lindën e Verës.

lindafllokook.jpg

lindaflloko2.jpg

 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021121025085449
array(1) { ["section"]=> string(94) "vajza-e-timo-fllokos-nje-vera-e-vogel-nje-bashkepunetore-e-se-emes-ze-miqesi-me-te-fotot-38442" }