Vajza i ankohet për papunësinë, Rama leksion në telefon se si të krijojë një kompani

Publikuar tek: politike, më 16:44 02-04-2015 Vajza i ankohet për papunësinë, Rama leksion në telefon se si të krijojë një kompani

Gjatë takimit me fituesit e projektit “Ëndrra ime 2015” kryeministri Edi Rama ka treguar një ngjarje ku ai ka mësuar një vajzë të sapodiplomuar se si të shmang papunësinë e saj dhe madje të krijojë një kompani me diplomën e saj.

Sipas Ramës, një mesazh i kishte mbërritur në telefonin e tij në të cilën shprehej pakënaqësia që ekzistonte tek të rinjtë për papunësinë në qytetin e Gjirokastrës, çka e ka shtyrë kryeministrin që të marr personalisht në telefon dërguesin e mesazhit.

“Një mesazh më erdhi në telefon ku shkruhej për papunësinë e të rinjve në qytetin e Gjirokastrës. Vendosa ta marr në telefon personin që kishte dërguar mesazhin dhe u përgjigj një vajzë, të cilës nuk ia di emrin se nuk e pyeta. Më tha se në një institucion ishte punësuar gruaja e filanit dhe nëse nuk do të ishte ajo mund ta kisha zënë unë vendin e saj. Por mirë i thash, ja e zëmë se e hoqëm atë nga puna dhe të vendosëm ty, a e zgjidh kjo problemin e papunësisë edhe për atë grupin tjetër që thua ti se është i papunë? E pyeta për shkollën dhe më tha që kishte studiuar për anglisht. I thash ja po të jap unë një ide se si mund të punësohesh, shkruaj një CV për veten dhe vendose në shkollat e Gjirokastrës. Ose mund të shkosh në fshatrat përreth qytetit ku ka prindër të gatshëm të investojnë për fëmijët e tyre dhe të jesh e sigurtë se për dy javë do te kesh 2,3,5 apo më shumë persona të interesuar për mësuar anglisht. Kështu, mund do të marrësh edhe disa shokë të klasës e të ngrini një kompani për tu mësuar nxënësve anglisht dhe në fund të muajt do të keni më shumë të ardhura”, ishte biseda e Ramës me vajzën nga Gjirokastra.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama-Topallit: Ty nuk meriton te falësh zotin, se ti e di se çfarë bën
Berisha: Tahiri fshin të dhënat nga kompjuteri i Bajraktarit »
Article Logic
Execution time: 0.019747018814087
array(1) { ["section"]=> string(88) "vajza-i-ankohet-per-papunesine-rama-leksion-ne-telefon-se-si-te-krijoje-nje-kompani-7662" }