Vajza me emrin Isis i ankohet facebookut në twitter: Pse më mbyllni llogarinë? Emri im i vërtetë është Isis

Publikuar tek: fcb-bomb, më 09:14 18-11-2015 Vajza me emrin Isis i ankohet facebookut në twitter: Pse më mbyllni llogarinë? Emri im i vërtetë është Isis Isis, vajza qe jeton ne San Francisco dhe i ankohet facebook-ut

Isis Anchalee, është një inxhiniere që punon dhe jeton në San Francisco por ka shprehur pakënaqësi ndaj rrjetit social facebook, që e ka bërë të pavlefshëm llogarinë e saj personale. E ndërkohë që Isis Anchalee ankohet për këtë fakt, është bërë objekt i disa prej mediave të rëndësishme dhe rrjeteve sociale nëpër botë. 

Dhe ka zgjedhur ta bëjë këtë nëpër rrjetit tjetër social Twitter.

Facebook është bashkuar në luftën kundër terrorizmit, dhe gruaja me emrin Isis është ç’rregjistruar nga rrjeti. Anchalee hodhi në twitter gjatë pasdites së djeshme faktin se adresa e saj në facebook është bërë e pavlefshme dhe mendon se kjo ka ndodhur për shkak të emrit të saj.

“E pse duhet të mbyllni llogarinë time personale? Emri im i vërtetë është Isis Anchalee” i shkruajti ajo facebookut, nëpërmjet twitterit.  

isis

Ajo thotë se i ka dërguar facebookut edhe një kopje të pasaportës së saj për të vërtetuar se emri i saj i vërtetë është Isis.

Vajza shprehet se është e treta herë që i dërgon facebookut të dhënat e saj personale të pasaportës, për të treguar se ky është identiteti i saj i vërtetë. Omid Farivar, i ktheu përgjigje në twitter për të kërkuar falje vetëm tetë ore pasi ajo ishte ankuar për mbylljen e llogarisë. “Isis, na vjen keq për këtë që ndodhi. Nuk e dimë se pse ka ndodhur. E kemi cuar ankesën tuaj te njerëzit e duhur dhe do të punojmë për ta zgjidhur sa më shpejt”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Spartak Ngjela kujtohet në mes të natës për Ilir Metën, ‘e përshëndet’ me një këngë
Facebook ndryshon politikën pas kritikave, vendos Safety Check edhe për bombardimin në Nigeri »
Article Logic
Execution time: 0.22454285621643
array(1) { ["section"]=> string(111) "vajza-me-emrin-isis-i-ankohet-facebookut-ne-twitter-pse-me-mbyllni-llogarine-emri-im-i-vertete-eshte-isis-25691" }