'Vajza mos...', Stjuardesa e Boeing-Boeing, Alessia Xhemalaj, na jep këshillën e një jete (Intervista)

Publikuar tek: kulture-art, më 20:14 16-01-2018 'Vajza mos...', Stjuardesa e Boeing-Boeing, Alessia Xhemalaj, na jep këshillën e një jete (Intervista)

Ajo ka mbaruar Akademinë e arteve për aktrim, e megjithatë karriera e saj është mjaft e pasur. “Breket”, “Spiuni i Ballkanit”, “1 dhe 1 bëjnë 3”, “Jo të gjithë hajdutët vijnë për të vjedhur”, filmi i parë shqiptar i zhanerit horror “Bloodlands” janë vetëm disa nga eksperiencat e aktores Alessia Xhemalaj.

Momentalisht ajo është pjesë e trupës së aktorëve të shfaqes me famë botërore “Boeing-Boeing” me regji të Kiço Londos. Në “Boeing-Boeing” Alessia është në rolin e Zhaklin, stjuardesës franceze. Si e përshkruan aktorja bukuroshe këtë eksperiencë dhe cilat janë planet e saj pas “Boeing- Boeing”, do t’i zbuloni në intervistën eskluzive për newsbomb.al .

Si u bëre pjesë e shfaqes “Boeing- Boeing” dhe si e prite ftesën për të qenë pjesë e saj?

Regjizori Kiço Londo më kontaktoi dhe më dha të lexoja tekstin fillomisht, pa më thënë rolin. Gjatë leimit personazhi i “Zhaklin” ishte ai që më ngacmoi menjëherë. kur e takova më pas regjizorin i thashë menjëherë :

“ Zhaklinën kam?”

 “Jo”,-më tha “ke francezen.”

Unë u hutova dhe s’po flisja asnjë fjalë.

“A është Zhaklin francezja?”-më tha Kiço Londo. “Atëherë sigurisht që atë ke.”

Si u ndjeve në rolin e Zhaklin dhe si e vlerëson këtë eksperiencë në karrerën tënde?

Ka role që janë dashuri me lexim të parë dhe ka role me të cilat gjatë rrugës fillon të dashurohesh. Unë jëm tek pjesa e parë, jam ndjerë shumë mirë gjatë procesit kur ti fillon të zbulosh karakterin dhe gjen pikat e përbashkëta me të. Për sa i përket vlerësimit, s’më ngelet mua ta bëj, por mund të them që çdo rol të rrit shpirtërisht dhe profesionalisht.

Nëse nuk do të kishe patur rolin e Zhaklin, cili do kishte qenë personazhi të cilin do e “vishje” më mirë?

Nëse s’do ktë kishte qenë Zhaklinë, se di çfarë personazhi do të më kishin ofruar, por do të isha impenjuar po njësoj.

Nga 1-shi tek 10-ta sa mendon se e ke realizuar rolin që tu dha?

Ah, këtë nuk e përcaktoj dot, ama kam shumë ngjashmëri me Zhaklinën dhe duke i ndërthurur sëbashku, me ndihmën e rëgjizorit mendoj se është një punë e mirë.

A ka ndonjë personazh të cilin do ta kishe ëndërr ta luaje?

Sigurisht që çdo aktor ëndërron të luajë një personazh të caktuar. Dashuria ime më e madhe është Anna Karenina, një nga kryeveprat botërore. Një figurë sa komplekse aq edhe e fuqishme.

Ma përshkruaj personazhin “Zhaklin” me 3 fjalë!

Zhaklin: E fortë , ëndërrimtare, e sigurtë. Një franceze e vërtetë!

Një mesazh për të gjitha vajzat si Zhaklina, aty jashtë!

“Vajza! Mos hiqni dorë nga vetja për dashurinë!”

Tani që “Boeing- Boeing” po mbaron, cilat janë planet dhe projektet e tua?

“Boeing-Boeing” ende s’ka mbaruar. Do të jetë edhe për dy javët në vazhdim në Teatrin Kombëtar Eksperimental dhe më pas do të vazhdojë turin nëpër Shqipëri. Paralelisht jam duke ndjekur provat e shfaqes “Medea”, nje super produksion i regjizorit grek Dimitris Mylonass, ku në rol kryesor do të jetë Luiza Xhuvani.

Intervistoi dhe përgatiti: Ana Haxhimali

sdcsdc.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 1300 komunistë jugosllavë punuan për bashkimin e Shqipërisë me Jugosllavinë, historiani publikon dokumentin
Shpata e Skënderbeut në muzeun e Vienës, restauruesi shqiptar: Edhe pak punë më ka mbetur (FOTO) »
Article Logic
Execution time: 0.0045650005340576
array(1) { ["section"]=> string(99) "vajza-mos-stjuardesa-e-boeing-boeing-alessia-xhemalaj-na-jep-keshillen-e-nje-jete-intervista-106812" }