Vajza nga Tirana e fiksuar me Princ Lekën, Elia Zaharia e çon në burg (HISTORIA E PAPUBLIKUAR MË PARË)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 09:08 21-02-2017 Vajza nga Tirana e fiksuar me Princ Lekën, Elia Zaharia e çon në burg (HISTORIA E PAPUBLIKUAR MË PARË)

Një vajzë 25-­vjeçare me banim në Tiranë, i ka “rënë në kokë” për Princ Lekën, në një kohë që ai kishte caktuar ditën e dasmës me aktoren Elia Zaharia, raporton “Panorama”.

 Për shkak të ndjenjës që ushqente për të, e reja me shtetësi maqedonase dhe amerikane, Fitore Bekteshi, ka përndjekur për muaj me radhë çiftin e ri të familjes mbretërore. Ajo u është ngjitur atyre gjatë aktivitetit të përditshëm, duke i ndjekur në çdo organizim ku merrnin pjesë, në jetën profesionale apo edhe në daljet e tyre private në bare apo restorante në kryeqytet. Bekteshi ka guxuar të futet në oborrin e banesës së familjes Zogu, nuk ka kursyer deklaratat e dashurisë me zë të lartë për Lekën në ambiente publike, si dhe ka kërcënuar Elia Zaharian në sy se “do ta përcillte”.

Fiksimi i 25­vjeçares dhe veprimet e kryera prej saj kanë shkaktuar ankth dhe frikë tek aktorja Zaharia, e cila, më 12 korrik 2016, e ka kallëzuar atë në Policinë e Tiranës. Pasi u hetua në masën e sigurisë “arrest shtëpie”, 25­vjeçarja përfundoi si e pandehur në gjykatë për akuzën e “përndjekjes”.  Më 16 shkurt 2016 Gjykata e Tiranës mbylli gjykimin e dosjes së saj duke e deklaruar fajtore dhe e dënoi me 6 muaj burg.

Pr shkak se dënimi me burgim është më i madh se dënimi i vuajtur gjykata ka konstatuar shuarjen e masës së sigurimit “arrest në shtëpi” caktuar më herët ndaj saj .

Gjatë hetimit e pandehura ka pranuar se ka ndjekur Leka Zogun duke thënë: “Doja ta shikoja Lekën, pasi ai për mua ishte një diell më tepër, dielli vetë”. Sipas vendimit të Gjykatës, një kopje e të cilit u sigurua nga “Panorama”, e pandehura Bekteshi ka shpërfillur edhe masën e sigurisë “arrest shtëpie” për të qenë e pranishme në ceremoninë e dasmës së çiftit mbretëror në tetor 2016. 

fax3.jpg

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028645992279053
array(1) { ["section"]=> string(105) "vajza-nga-tirana-e-fiksuar-me-princ-leken-elia-zaharia-e-con-ne-burg-historia-e-papublikuar-me-pare-69395" }