Vajza shkruan për dhunën në Elbasan Arena, merr një sms nga Saimir Tahiri dhe thotë: Ky është ministri më njerëzor

Publikuar tek: sport, më 08:44 01-11-2016 Vajza shkruan për dhunën në Elbasan Arena, merr një sms nga Saimir Tahiri dhe thotë: Ky është ministri më njerëzor Orjona Braimllari, tifozja e Partizanit qe mori telefonaten nga Saimir Tahiri pas statusit te shkruar ne facebook

Orjona Braimllari nuk e kishte menduar se pas një statusi që kishte shkruar në facebook, ku fliste për ngjarjet në stadiumin Elbasan Arena, kishte marrë në inbox një mesazh nga Ministri Saimir Tahiri. 

Siç zbulon vajza mesazhin në facebook, Tahiri i kishte kërkuar numrin e telefonit për të folur me të duke menduar se ishte në stadium dhe ishte përfshirë nga dhuna, raporton newsport.al.

“Pas statusit të djeshëm, zgjohem me këtë sms nga Ministri Saimir Tahiri. I dërgova numrin. Jo më shumë se pesë minuta bie telefoni. Zoti Ministër ishte I shqetësuar për statusin që kisha postuar…donte të dinte më shumë rreth ngjarjes…” shkruan Orjona Braimllari, duke I sqaruar ministrit se nuk kishte qenë në stadium, por e kishte perceptim nga ajo çka kishte parë, raporton newsport.al.

“Sigurisht që u ndieva mire që u kontaktova drejtperdrejt nga vetë ministri, u ndieva e vleresuar ashtu siç duhet te ndihet çdo qytetar i këtij vendi! Unë kam reaguar gjithmonë, e gjithmone kam marre një përgjigje! Unë s’kam mbyllur gojën asnjëherë, por kam folur ç’kam dashur e s’më ka thënë njeri hesht! Mbaj mend që dikur kam komentuar në një status të z. Berisha dhe madje ishte shaka, por mora nje derr block-u nga ish kryeministri i asaj kohe! Gjithsesi kjo telefonatë e ministrit nuk më bën të mendoj që kjo është policia që dua, por ky është ministri njerëzor që dua! Ky është ministri qe duhet të jetë! Kështu duhet të gjithë të jenë! A munden valle?! Tahiri po! Te tjeret s’di të them!” shkruan vajza në facebook, raporton newsport.al. 

saimiri1

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gareth Bale, për 150 milion paund deri në 2022 te Reali
E bujshme/ Armand Duka sulmon keq Erion Braçen: Gore që si duhesh Partizanit dhe “mushkonjë” që shpërndan dhunë »
Article Logic
Execution time: 0.022400856018066
array(1) { ["section"]=> string(118) "vajza-shkruan-per-dhunen-ne-elbasan-arena-merr-nje-sms-nga-saimir-tahiri-dhe-thote-ky-eshte-ministri-me-njerezor-58027" }