Vajza sulmohet nga maniaku në qendër të Tiranës, ndërhyn policia

Publikuar tek: foto-e-dites, më 06:22 30-05-2016 Vajza sulmohet nga maniaku në qendër të Tiranës, ndërhyn policia

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e djeshme në qendër të Tiranës, ku një vajzë ka rënë pre e një sulmi nga një person i dyshimtë. Ndonëse jo zyrtarisht, mësohet se vajza është sulmuar nga maniak, i cili i është hedhur sipër, dhe falë ndërhyrjes së policisë, incidenti nuk është përshkallëzuar. Efektivët e policisë nuk kanë lejuar kalimtarët të filmojnë momentin e arrestimit të agresorit, gjithsesi një foto ka mbërritur në redaksinë tonë. Në foto shihen dy policë teksa mbajnë të shtrirë në tokë personin në fjalë, ndërsa një efektiv i veshur civil vrapon drejt kalimtarit që ka bërë foton.Agresori është shoqëruar me shpejtësi drejt komisariatit. Ndërhyrja e policisë ka qenë e menjëhershme edhe për faktin se në këtë zonë ka një prezencë të madhe të policisë për shkak të zhvillimit të punimeve të Asamblesë Parlamentare të NATO-s. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Foto e Ditës/ Situatë e pazakontë në një lokal të Tiranës
Foto e DItës/ Doktori i Shkencave të ‘’La Sapienza’’ braktis Shqipërinë »
Article Logic
Execution time: 0.051383972167969
array(1) { ["section"]=> string(69) "vajza-sulmohet-nga-maniaku-ne-qender-te-tiranes-nderhyn-policia-41847" }