“Vajzat anonime që kërkonin lirimin e heroit e kanë një cheerleader”, Shkëlzeni komenton “Shullazin” dhe flet për “viktima që presin rradhën pas daljes nga burgu”

Publikuar tek: politike, më 14:04 24-04-2016 “Vajzat anonime që kërkonin lirimin e heroit e kanë një cheerleader”, Shkëlzeni komenton “Shullazin” dhe flet për “viktima që presin rradhën pas daljes nga burgu” Emiljano Shullazi

Shkëlzen Berisha, djali i ish kryeministrit komenton çështjen “Shullazi”, më të debatuarën së fundmi. Përmes notave të forta sarkastike Shkëlzen Berisha shkruan:

“Vdekje fashizmit, liri Shullazit !

Paralelisht me nr e viktimave rritet dhe nr i fanseve të Shullazit.
Vajzat anonime që kërkonin lirimin e heroit të Rilindjes tashmë kanë një cheerleader. Drejtimin e klubit e ka marrë në dorë një ikonë ndërkombëtare e antifashizmit dhe artit.

Thirrjes për lirimin e shpejtë të Kajos i është shtuar dhe kërkesa per te c'armatosur gjithe viktimat e ardhshme që presin radhën pas daljes se tij nga burgu. Sipas saj do ishte turp nëse ata nuk e presin ''fatin'' me duar në xhepa. Realiteti njëlloj si filmi do kthehej në një tallje b... nëse delja do hante ujkun apo viktima do vriste vrasësin. Rolet janë të ndara nga regjisori dhe secili duhet ti qëndrojë besnik të vetit. Ndaj dhe pankarta e klubit është: Vdekje fashizmit, liri Shullazit”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029447078704834
array(1) { ["section"]=> string(161) "vajzat-anonime-qe-kerkonin-lirimin-e-heroit-e-kane-nje-cheerleader-shkelzeni-komenton-shullazin-dhe-flet-per-viktima-qe-presin-rradhen-pas-daljes-nga-burgu-38541" }