Vajzat e Vlorës sfidojnë ato të Tiranës në shtëpinë e tyre, ndeshja e basketbollit mbyllet me 1 pikë diferencë

Publikuar tek: sport, më 20:31 23-04-2017 Vajzat e Vlorës sfidojnë ato të Tiranës në shtëpinë e tyre, ndeshja e basketbollit mbyllet me 1 pikë diferencë

Vajzat e ekipit të Flamurtarit kanë sfiduar vajzat e ekipit të Tiranës në basketboll për femra në fushën e tyre në Tiranë, dhe vetëm për një pikë.

Në pallatin e sportit në Tiranë “Asllan Rusi” vajzat vlonjate kanë shpërthyer në brohorima pasi kanë marrë një fitore me shumë vlerë, kur rezultati i përgjithshëm i ndeshjes përfundoi 65 me 64 në favor të Flamurtarit.

Vajzat e Vlorës të drejtuara me mjeshtëri nga trajneri Viron Tose duket se e kanë pasur të vështirë, por më në fund kanë arritur të mposhtin tiranaset e drejtuara nga Roland Avrami.

Kjo ishte finalja e parë e Play Off-it për titullin kampion. Të enjten, dy ekipet do të ndeshen në qytetin e Vlorës. Dhe kush nga dy ekipet fiton tre ndeshje në pesë do të shpallet kampion në basketboll për femra. /NEWSPORT.AL/

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Lorik Cana në “rrezik”, e ç’montojnë futbollistët në fushë
Javë e çmendur e Superligës, Skënderbeu, Kukësi e Partizani shënojnë 14 gola »
Article Logic
Execution time: 0.15529012680054
array(1) { ["section"]=> string(115) "vajzat-e-vlores-sfidojne-ato-te-tiranes-ne-shtepine-e-tyre-ndeshja-e-basketbollit-mbyllet-me-1-pike-diference-76186" }