Vajzat misterioze, ja kush pushon në rezidencën shtetërore në Dhërmi (Video)

Publikuar tek: politike, më 20:27 01-08-2015

Presidenti i Republikës mund të mos lejohet të shkojë në rezidencën shtetërore të Dhërmiut, por kjo nuk do të thotë që vajza të reja, pa poste zyrtare, të mos e shfrytëzojnë atë për plazhin ditor.

Kamera e Televizionit Klan ka filmuar sot këto dy vajza të reja, të cilat bënin plazh brenda territorit të vilës shtetërore të Dhërmiut dhe sapo kanë kuptuar që po filmoheshin, kanë përdorur çadrën e plazhit për t’u fshehur, e më pas janë futur brenda në vilën qeveritare. , Sipas disa mediave, në rezidencë pushon një vajzë e re që mban postin drejtoreshës, por identiteti mbetet ende mister.

Gjithçka ndodh në një kohë kur, Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare i ka mohuar të drejtën e shfrytëzimit të vilës shtetërore në fjalë, Presidentit të Republikës, për pushimet verore.

Në një korrespondencë të gjatë dhe të zgjatur në kohë, Kamelia Vojka, Drejtore e Shërbimeve Qeveritare, refuzon kërkesën e Presidentit të Republikës për të qëndruar gjatë muajit Korrik në rezidencën shtetërore të Dhërmiut, me motivacionin se do ketë punime në vilë.

Me motivacionin rezidenca  e Dhërmiut, është në rikonstruksion gjatë Korrikut, e më pas është rezervuar për Kryeministrin dhe kreun e Kuvendit, si dhe tjetra, ajo e Vlorës, është lënë gjatë gjithë sezonit veror në dispozicion të Kryeministrit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Olli thirrje Veliajt: Lere ekzibicionin dhe hiq dorë nga show
LSI kërkon 45 përqind të tortës së vendorëve, Rama nuk pranon »
Article Logic
Execution time: 0.023390054702759
array(1) { ["section"]=> string(79) "vajzat-misterioze-ja-kush-pushon-ne-rezidencen-shteterore-ne-dhermi-video-17515" }