Vajzat përplasen në ‘’Top Show’’ dhe Iva Tiço s'heq dorë nga e saja. Që në mëngjes shpjegon arsyen

Publikuar tek: fcb-bomb, më 10:48 10-03-2016 Vajzat përplasen në ‘’Top Show’’ dhe Iva Tiço s'heq dorë nga e saja. Që në mëngjes shpjegon arsyen Nga e majta në të djathtë Loreta Berhami, Iva Tiço, Ema Andrea, Delina Fico, Ori Kuçi dhe Xhoi Jakaj

Vajzat përplasen fort në ‘’Top Show’’ dhe Iva Tiço s'heq dorë nga e saja. Natën e djeshme, me temën ‘’8 Marsi ‘’After Party’’’’, Alban Dudushi kishte ftuar 6 gra, mes të cilave edhe Iva Tiçon dhe Ori Kuçin, të cilat u kapën në lidhje me kushtet e këqija në burgun e grave 325 në Tiranë.

Kuçi këmbëngulte që nuk është normale që ato gra jetojnë në ato kushte, kurse Tiço i shpjegoi se shumica e fshatrave në Shqipëri ashtu jetonin dhe që ishte pjesë e realitetit shqiptar.

Të ftuara në emision qenë edhe Ema Andrea, Xhoi Jakaj, Delina Fico dhe Loreta Berhami.

Tiço duke këmbëngulur në argumentet e saj, bën një shpjegim më të detajuar ditën e sotme pse e mendonte atë që tha:

“Në vazhdim të temës mbrëme në Top Show: burgjet në Shqipëri janë si vetë Shqipëria dhe të them të drejtën me pastërtinë e zemrës nuk ma ndjen dhe aq që 80 të dënuara na qenkan pa tapete kur me mijëra të tjera nuk kanë strehë mbi kokë dhe nuk kanë bukë të hanë. Nuk do ndërtojmë "jardines de burg" për ato që janë brenda dhe të lëmë në ferr ato që janë jashtë. Dhe ç'është më e rëndësishmja, ata që ndihmojnë dhe bëjnë bamirësi të vërteta nuk bëjnë çdo hap me kamera apo aparat fotografik. Dhe më e rëndësishmja fare, unë nuk e kisha idenë që ajo që kisha në krah na ishte personazhi i Antenës "motra e Gugut", mendoja që Mero i shpikte këto personazhe.

Përfundimisht në Shqipëri ia vlen të jetosh dhe të punosh në media, nuk ka kurrë ditë rutinë, ka lajme të gëzueshme ngado”

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.034224033355713
array(1) { ["section"]=> string(99) "vajzat-perplasen-ne-top-show-dhe-iva-tico-s-heq-dore-nga-e-saja-qe-ne-mengjes-shpjegon-arsyen-34715" }