Valbona Mema fyen Bleonën pas sherrit: S’e ke vendin aty. I përgjigjet Stefi Prifti

Publikuar tek: fcb-bomb, më 10:17 19-04-2016 Valbona Mema fyen Bleonën pas sherrit: S’e ke vendin aty. I përgjigjet Stefi Prifti

E ndezur ka qenë ditën e djeshme situata mes këngëtarit Endri Prifti dhe jurisë në spektaklin "Your Face Sounds Familiary”.

I gjithë sherri nisi pas përplasjes së dy këngëtarëve të cilët janë përkatësisht në pozicionin e konkurrentit dhe anëtar jurie në YFSF.  Dje, Endri Prifti i tha këngëtares Bleona Qereti, se kur të mësonte të këndonte si fillim, atëhere mund ta vlerësonte performancën e tij.

“Bleona më thanë që kishe qenë javën e shkuar tek Amsterdami, kur të mësosh të këndosh live hajde më vlerëso mua”.

Për këtë reagoi në rrjetin social edhe Stefi Prifti, vëllai i korçarit duke shprehur mosdakortësinë e tij për pjesëmarrjen e Endrit në këtë spektakël.

Menjëherë ka reaguar edhe këngëtarja Valbona Mema e cila nuk i ka kursyer fjalët për anëtaren e jurisë, Bleonën.

Mema thotë që Bleona nuk e ka vendin aty.

“Unë u mërzita shumë dhe reagova me një status sepse ju dua shumë dhe e di vlerën tuaj artistike, po ajo vajzë nuk e di akoma se ç’fat është kur të vlerëson një publik. Duhet të bëjmë një peticion të gjithë artistet që ajo të mos e ketë më vendin aty , shkruan këngëtarja e cila ka marrë edhe miratimin e menjëhershëm të Stefit.

"Valbona Mema faleminderit shumë. Me të vërtetë ajo dhe të gjithë ata nuk dinë, deri ku shkon shoë dhe çfarë është respekti për vlerën artistike dhe njerëzore’’, i është përgjigjur Stefi.

stefi.png

 

 

 STATUSI I STEFI PRIFTIT

 

disa.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.030855178833008
array(1) { ["section"]=> string(87) "valbona-mema-fyen-bleonen-pas-sherrit-s-e-ke-vendin-aty-i-pergjigjet-stefi-prifti-38047" }