Valbona Mema përmbush amanetin e bashkëshortit dhe rrëfen pse s’është gati për dikë tjetër në jetën e saj

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 00:06 26-01-2017 Valbona Mema përmbush amanetin e bashkëshortit dhe rrëfen pse s’është gati për dikë tjetër në jetën e saj

Këngëtarja Valbona Mema ka përmbushur amanetin që i la bashkëshorti i saj pak para se të ndërronte jetë15 vjet më parë, që të mos e linte kurrë muzikën.

Megjithatë Valbona nuk e ka pasur aspak të lehtë ta vazhdojë rrugën pa të. “Ndoshta dhe jam gjykuar atëherë që u riktheva në skenë, por s’mund ta lija këngën përgjysmë. Kam mësuar shumë nga Sokoli",-u shpreh këngëtarja e cila u shpreh se fëmijët dhe muzika janë ato që e mbushin.

 E pyetur nga Rudina nëse ka menduar për një njeri tjetër në jetën e saj,  këngëtarja u përgjigj:“Nuk jam akoma gati sepse kam akoma shumë punë me fëmijët…”

Sot, e ndien veten me fat, sepse të dy fëmijët i ka sjellë në jetë në moshë shumë të re, madje për Marsën tregon edhe një histori interesante: “Unë dëgjoj shpesh nëna që thonë “jemi shumë të lodhura, na lodhin shumë fëmijët etj. si këto. Unë Marsën e kam lindur në koncert në Prishtinë. 20 vjet më parë, kur sapo kishin filluar koncertet, isha bashkë me Aurela Gaҫen dhe Fitnete Rexhën. Isha shtatzënë në muajin e nëntë, por askush nuk e dinte. Pasi këndova këngën, shkova të lindja Marsën dhe pas dy ditësh, u riktheva sërish në koncert…”

Marrëdhënien mes muzikës dhe familjes ka ditur ta menaxhojë mjaft mirë, megjithatë nuk thotë kurrë “jo” nëse një ditë, dikush do të jetë në krah të saj: “Nuk them asnjëherë kurrë, por tani më mjafton shumë puna dhe fëmijët… Ndihem e përmbushur, por kam akoma shumë punë për të bërë.”

Valbona është një ndër këngëtaret shqiptare e cila ka përcjellë ndër vite vlerat e vërteta të muzikës popullore shqiptare.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024686098098755
array(1) { ["section"]=> string(111) "valbona-mema-permbush-amanetin-e-bashkeshortit-dhe-rrefen-pse-s-eshte-gati-per-dike-tjeter-ne-jeten-e-saj-66678" }