Vallja SHQIPTARE pushton Nju Jorkun, betohet shqiptari i parë zyrtar në administratën e këtij qyteti

Publikuar tek: kulture-art, më 09:52 22-01-2018 Vallja SHQIPTARE pushton Nju Jorkun, betohet shqiptari i parë zyrtar në administratën e këtij qyteti

Një shqiptar ngjitet në Këshillin e qytetit të Nju Jorkut.

Dy ditë më parë, në qytetin e Nju Jorkut, Mark Gjonaj betohet si i pari shqiptar që merr një post kaq të rëndësishëm në administratën e SHBA. Ceremonia e betimit të Gjonaj u përshëndet nga ambasadorja e Shqipërisë në SHBA, Floresha Faber, e cila, sikurse shkruan dhe vetë, I ka lexuar publikisht letrën e urimit që kryeministri I Shqipërisë, Edi Rama I ka dërguar me këtë rast, raporton newsbomb.al.

“Eshtë shqiptari i parë që zgjidhet në këtë detyrë” shkruan Faber. Një ceremoni shumë shumë e vecantë, ku kënga dhe vallja shqiptare nuk mungoi në sallën Herbert H Lehman Education Complex në Westchester Square në Bronx, vendi ku të dielën u mbajt edhe ceremonia e betimit të Gjonajt. Gjonaj do të prezantojë në këshill 125 mijë persona të komunitetit në Bronx. I lindur në dhjetor 1968 nga dy prindër emigrant në SHBA, Roza dhe Zef Gjonaj, u rrit me dëshirën dhe vlerat për të punuar për komunitetin.

Një sipërmarrës i suksesshëm, ai u përball në zgjedhje edhe me akuza për abuzim me fondet, por Gjonaj, triumfoi duke fituar postin e rëndësishëm dhe duke I hapur rrugën një karriere të re politike, raporton newsbomb.al.

27144868_10156893699978765_51430335_o.jpg

27048405_10156893699973765_258502977_o.jpg

27044812_10156893700018765_273214623_n.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « U qëllua për vdekje nga studenti i infermierisë, zbardhet telefonata e fundit e Ariela Muratit me nënën para vrasjes
»
Article Logic
Execution time: 0.021154880523682
array(1) { ["section"]=> string(106) "vallja-shqiptare-pushton-nju-jorkun-betohet-shqiptari-i-pare-zyrtar-ne-administraten-e-ketij-qyteti-107466" }