Vanesa e Gjeniut të Vogël, merr certifikatë mirënjohje nga Saranda

Publikuar tek: fcb-bomb, më 14:33 05-02-2015 Vanesa e Gjeniut të Vogël, merr certifikatë mirënjohje nga Saranda Vanesa Sono duke marre certifikaten nga kryetari i Bashkise se Sarandes Stefan Çipa

Vanesa Sono, vajza që fitoi “Gjeniun e Vogël” në TV Klan, duket se po ndjehet në qiellin e shtatë. Ajo sot është pritur në Bashkinë e Sarandës nga kryetari i Bashkisë Stefan Çipa, pikërisht pas marrjes së çmimit. Qyteti i saj i lindjes, i ka dhënë certifikatën e mirënjohjes për zërin e veçantë që ka dhe me motivacionin “Per talentin e spikatur, të treguar ne konkursin televiziv kombëtar të kengës për fëmijë "Gjeniu i Vogel", në të cilin zuri vendin e parë, duke e nderuar dhe ngritur lart emrin e qytetit të Sarandës e duke na bërë të gjithëve krenarë”. Vajza e vogël, duket se do të ketë një karrierë të gjatë përpara. Rruga e saj si këngëtare, është vlerësuar edhe nga emrat më në zë të muzikës shqiptare, pavarësisht se fitorja e saj në këtë konkurs u shoqërua me debate. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.006721019744873
array(1) { ["section"]=> string(70) "vanesa-e-gjeniut-te-vogel-merr-certifikate-mirenjohje-nga-saranda-2413" }