Vangjel Dule të premten prezanton Fredi Belerin në Himarë, kundër Gjergji Goros

Publikuar tek: politike, më 11:18 08-04-2015 Vangjel Dule të premten prezanton Fredi Belerin në Himarë, kundër Gjergji Goros Edi Rama dhe Leonidha Papa, kryetar i OMONIA, ne festen e Greqise ne Sheraton 25 mars 2015

Të premten, në 9 prill, PBDNJ do të hapë fushatën për kandidatin e saj në bashkinë e Himarës Fredi Belerin. Takimi do të zhvillohet në hotel Prinos, ndërkohë që Vangjel Dule, është duke mbajtur një qëndrim në koalicion dhe jashtë koalicionit me PS. 

PBDNJ e Vangjel Dules, ashtu siç pati deklaruar ditë më parë do jetë në koalicion me PS, por në bashkinë e Himarës, ajo do të ketë kandidatin e saj Fredi Belerin përballë kandidatit të kualicionit të PS, Gjergji Goro. Historia e PBDNJ dhe Vangjel Dules duke qenë edhe jashtë dhe brenda kualicionit me PS, ka muaj që funksionon me dy standarte.  Vangjel Dule, disa herë ka deklaruar në media se koalicioni i PS dhe PBDNJ, nuk është funksional, por Dule edhe pse ka patur presione nga PBDNJ dhe OMONIA për të dalë nga qeveria, ka zgjedhur të jetë nënkryetar i Kuvendit.

Në takimin e fundit spontan të Edi Rama me përfaqësuesit të PBDNJ, në ceremoninë e festës kombëtare greke të organizuar nga ambasada e Greqisë më 25 Mars, Rama pati deklaruar se PS do të lejoj në bashkinë e Dropullit, PBDNJ të ketë zonën të lirë për kandidatin e saj, ndërsa në Finiq do dalin me kandidat të përbashkët, për Himarën, PS ka kandidatin e saj Gjergji Goro. Ndërsa, Fredi Beleri, kandidati për Himarën i PBDNJ, i ishte përgjigjur Ramës se bashkinë e Himarës do ta fitoj ai, dhe pas fitores kërkon një bashkëpunim të ngushtë me qeverinë Rama.

Në Greqi veç kanë filluar të shpërndahen fletushkat e propagandës për të votuar kandidatin e PBDNJ, Fredi Belerin. Nuk e dimë që në rastin e PBDNJ të Vangjel Dules do të gjejë zbatim thënia e Ramës: “Unë prish miqësinë, jo punën”. Por siç duket Himara përsëri do jetë vatër e nxehtë në votimet e 21 Qershorit, ku pritet që nacionalistë grek të vijnë nga Athinë për të provokuar incidente etnike si gjithnjë.

Qëndrimi i Vangjel Dules në qeverinë Rama bëhet edhe më i vështirë kur tashmë PS ka nënshkruar marrëveshje të koalicionit me PDIU e Shpëtim Idrizit, partia që përfaqëson interesat e Çamërisë si pikë kryesore.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Duka: Basha prej kulisave, kandidimi im në interes të qytetarëve
Meta-Hasani: Bashkëpunimi institucional Kosovë-Shqipëri na çon më shpejt në BE »
Article Logic
Execution time: 0.027355909347534
array(1) { ["section"]=> string(83) "vangjel-dule-te-premten-prezanton-fredi-belerin-ne-himare-kunder-gjergji-goros-8126" }