Vangjel Dule vijon fushatën me flamurin e “vorio epirit”

Publikuar tek: politike, më 18:58 25-04-2015 Vangjel Dule vijon fushatën me flamurin e “vorio epirit”

Ndonëse u kritikua pas daljes në media me të ashtuquajturin flamuri i “vorio epirit”, Vangjel Dule duket se ka vendosur të zhvillojë një fushatë elektorale provokuese për shqiptarët, por që mund t’i sjellë disa vota më shumë në radhët e minoritetit grek në Shqipëri.

Historiani Arben Llalla ka publikuar një foto të Dules, pas të cilit qëndron ky flamur, në kohën kur prezantonte kandidatin e PBDNJ-së për Himarën, Fredi Beleri. Llalla shprehet gjithashtu se Beleri është dënuar dy herë me nga tre vite burg në Greqi dhe Shqipëri.

“Vangjel Dule vazhdon të bëj propagandë për Fredi Belerin, kandidatin për bashkinë e Himarës nën flamurin e aneksimit të jugut të Shqipërisë. Kjo është foto e dytë ku ai shihet qartë me flamurin e Autonomisë së Vorio Epirit. Fredi Beleri është dënuar dy herë me burg nga 3 vite, herën e parë më 1995 në Athinë për kondrabandë armësh dhe herën e dytë më 2003 për dhunimin e simbole kombëtare shqiptare”, shkruan historiani.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Idrizi: Tahiri ka agjendë ndryshe nga PDIU, në Vlorë mbështesim Dritan Lelin
Dashamir Tahiri: Mbështesim kandidatin e PD në Vlorë. Jo pazar me çështjen çame »
Article Logic
Execution time: 0.017772197723389
array(1) { ["section"]=> string(59) "vangjel-dule-vijon-fushaten-me-flamurin-e-vorio-epirit-9689" }