'Vangjush Dako duhet të jetë në burg'

Publikuar tek: politike, më 12:07 09-11-2018 'Vangjush Dako duhet të jetë në burg'

Partia Demokratike ka kërkuar sërish arrestimin dhe gjykimin e kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako.

 

Deputeti Oerd Bylykbashi, në një dalje për mediat, deklaroi se Dako duhet të arrestohet për krim elektoral.

“Partia Demokratike kërkon arrestimin dhe gjykimin pa vonesë të Vangjush Dakos. Faktet e krimit elektoral të Vangjush Dakos, janë të qarta dhe për këtë krim, ai duhet të jetë në burg! Përgjimet e dosjes 339 kanë faktuar se Vangjush Dako është në komunikim të vazhdueshëm me bandat para, gjatë dhe pas zgjedhjeve.

Janë pikërisht ato banda që sot po marrin tendera, licenca dhe leje ndërtimi në Durrës. Dosja 339 provon modelin e marrjes se pushtetit nga Edi Rama nëpërmjet shkëmbimit te pasurive publike tek bandat, për votat e blera apo grabitura nga këto banda për llogari të tepsisë së Edi Ramës. Vangjush Dako duhet të arrestohet pa vonesë. Çdo ditë në liri ai shkatërron prova dhe manipulon dëshmitarët, i ndihmuar plotësisht nga kryeministri i vendit Edi Rama”, tha deputeti i PD Oerd Bylykbashi. /newsbomb.al

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Thirrjet anti-shqiptare, reagon Rama: Dy palë qirie Kadrinj nuk i duhen as dreqit
‘Bularati’, Idrizi: Të mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare »
Article Logic
Execution time: 0.0040748119354248
array(1) { ["section"]=> string(42) "vangjush-dako-duhet-te-jete-ne-burg-140876" }