Vangjush Dako në ILDKP? Media raporton për parregullsi në deklarimin e pasurisë

Publikuar tek: politike, më 11:09 18-03-2015 Vangjush Dako në ILDKP? Media raporton për parregullsi në deklarimin e pasurisë Vangjush Dako, kryetar i Bashkise se Durresit

Duket se beteja politike por edhe institucionale po merr formë. Kreu aktual i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako ka qenë vizitori i papritur ditën e djeshme i zyrave të Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit të Pasurisë. Informacionin e jep gazeta “Sot” në numrin e saj të sotëm. Sipas raportimit të medias, Dako është parë të hyjë në orën 10.30 në zyrat e ILDKP dhe ka dalë prej andej në mesditë. 

Ndërkohë që dihet se në muajin mars, Inspektoriati bën publike disa nga deklarimet që bien me short për zyrtarët e shtetit shqiptar, ndërsa aty ku sheh përputhje të dhënash, kërkohet të merret më shumë informacion, siç pretendohet të jetë edhe rasti i kryebashkiakut të Durrësit, i cili siç duket nga deklarimet e deritanishme, po punon për një mandat të tretë.

Burime nga ILDKP i thanë gazetës Sot se Dako ka disa pasaktësi dhe parregullsi në kandidaturën e tij. Nëse do të ketë një penalizim nga ILDKP për çështjen Dako, kjo do të ishte një çështje për të cilën do të ndërhyhej edhe në garën për zgjedhjet e ardhshme në Durrës. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Meta nga Zvicra: Vend mik e partner, do të zgjerojmë bashkëpunimin
Braçe i sqaron Bodes: Nuk do lejoj që komisionin ta bësh miting. Përgjigju për krimet »
Article Logic
Execution time: 0.02527904510498
array(1) { ["section"]=> string(83) "vangjush-dako-ne-ildkp-media-raporton-per-parregullsi-ne-deklarimin-e-pasurise-6228" }