Vangjush Dako prezanton një projekt të ri për Durrësin, do kushtojë 6 milionë dollarë

Publikuar tek: politike, më 16:55 22-04-2016 Vangjush Dako prezanton një projekt të ri për Durrësin, do kushtojë 6 milionë dollarë

Një tjetër projekt madhor, ai i një sheshi të ri publik përpara hyrjes së portit, pritet të nisë në qytetin e Durrësit.

Kryebashkiaku Vangjush Dako ka prezantuar projektin e sheshit të ri urban, i cili pas përfundimit të punimeve do të ketë një imazh krejt tjetër dhe do të jetë në funksion të qytetarëve dhe vizitorëve të Durrësit.

Sipas Dakos, projekti “Veliera” do të tërheqë mijëra turistë pasi do të jetë një objekt origjinal e i vizitueshëm që do t’i japë Durrësit një imazh të vërtetë të një qyteti turistik.

Projekti është përgatitur nga studio e arkitekturës shqiptare ERALD -G + ARKONSTUDIO dhe një studio të njohur arkitekture nga Italia, ARCHEA. Sheshi i ri publik do të ketë një sipërfaqe prej 12 mijë metrash katrorë dhe vela mbi të do të jetë 2 mijë metra katrorë. Vlera e të gjithë këtij projekti do të jetë rreth 6 milionë dollarë.

Sipas kryebashkiakut, ky investim është nga më të rëndësishmit, sepse do të sjellë edhe zhvillim ekonomik, pasi është i lidhur me të gjithë investimet e tjera të shesheve që zhvillon pronën përgjatë gjithë këtyre akseve. Dako tha gjithashtu se vitin e ardhshëm do të fillojë edhe një tjetër investim madhor, ai i pallatit të drejtësisë.

Në prezantimin publik kanë marrë pjesë ministri i Mjedisit Lefter Koka, prefekti i Durrësit Roland Xhelilaj, kryetari i qarkut Alfred Mullaraj, arkitektë, urbanistë etj.

Projekti “Veliera”

Arkitekti i njohur italian, drejtues i studios “Achea”, Marco Casamonti, ka prezantuar me detaje teknike projektin e ri “Veliera” i cili sipas tij, do të jetë një nga simbolet moderne të Durrësit. Ajo që sot është veçse një vendkalim makinash i mbingarkuar nga trafiku dhe nga kalimi i pandalur i automjeteve, së shpejti do të kthehet një hapësirë për këmbësorin, për argëtimin dhe një pikëtakimi në ambient të hapur por e mbuluar. Për të simbolizuar idenë e komunitetit kontribuon një tendë e madhe guri e mbështetur mbi katër pika në mënyrë që të krijojë hije dhe mbrojtje për sheshin nën të, i cili nga ana e tij shërben si mbulesë e rrugës së automjeteve që do të jetë nën tokë në mënyrë që të eliminohet trafiku automobilistik pikëtakimi perpendikular i dy nga arteriet kryesore urbane do të shfaqet si një skenë natyrale për qytetin ku njerëzit mund të qëndrojnë, ku mund të organizohen shfaqe dhe evente, dhe ku konsolidohet dhe konkludon aksi i gjatë që të çon nga sheshi i Bashkisë për në det.

Forca e erës dhe e valëve ngre ne mënyrë metaforike një terren me gurë, dhe si një anije me vela e ankoruar në katër direkët e shumë anijeve imagjinare, fluturon mbi qytet drejt ujit. Kur bulevardi me palma do të jete i mbyllur nga trafiku, njerezit mund të arrijne nga qëndra e qytetit ne shëtitoren përgjate bregdetit (lungomare) pa kaluar rrugën e makinave, do të shohin sheshin e ri të mbuluar si një sfond I një skenari urban te ri dhe mbresëlënës në pritje që porti mund të hapet në të ardhmen për qytetarët, sic ka ndodhur në qytetet e tjera te Mesdheut, nga Genova ne Barcelone. Tenda e madhe prej guri (e cila qëndron mbi shesh në një lartësi që shkon nga 4 në 18 metra dhe përbëhet nga një spesor që varion nga 30 cm në 4 m) synon gjithashtu të bëhet ikone dhe imazhi i një Durrësi të ri, i cili projekton në botë ndërmjet konstruksionit një simbol të ri që lartëson kuptimin e pritjes, mikpritjes dhe të detit.

Tenda është rreth 60 metra e gjatë dhe 40 metra e gjerë, dhe mbështetet vetëm në katër pikat kulmore të përbëra nga po aq shufra të stabilizuar në inoks çelik, si direku i një anijeje me vela, nga katër kavot të cilat të kujtojnë tamam litarët e përdorur në anijet me vela. Ashtu si përkulja e tendë-mbulesës, edhe dyshemeja e sheshit nën të do të ketë një përkulje në mënyrë që të reduktohet gërmimi i nënkalimit dhe të ngjishet hapësira e sheshit deri në gropën qendrore. Ky i fundit jo vetëm përbën sistemin e kullimit të ujërave nga mbulesa në rast shirash, por përfaqëson edhe një lloj “Syri” që reflekton dritën e diellit duke riprodhuar në dyshemenë e mermertë, si te Panteoni, fuqinë e dritës, pra të elementeve natyrore. (DurrësLajm)

01_1.jpg

02_19.jpg

Pages_from_2016-04-20_BROCHURE_PRESENTAZIONE_HQ-2.jpg

Pages_from_2016-04-20_BROCHURE_PRESENTAZIONE_HQ-4_1.jpg

Pages_from_2016-04-20_BROCHURE_PRESENTAZIONE_HQ-4.jpg

Pages_from_2016-04-20_BROCHURE_PRESENTAZIONE_HQ-6.jpg

Pages_from_2016-04-20_BROCHURE_PRESENTAZIONE_HQ-7.jpg

Pages_from_2016-04-20_BROCHURE_PRESENTAZIONE_HQ-8.jpg

Pages_from_2016-04-20_BROCHURE_PRESENTAZIONE_HQ-14.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zbardhet takimi Berisha - Donald Lu, çfarë u diskutua për deklaratën e “armatosjes”?
Nis mbushja e rezervuarit të HEC-it të Banjës, Gjiknuri: Vepër transformuese »
Article Logic
Execution time: 0.019845962524414
array(1) { ["section"]=> string(90) "vangjush-dako-prezanton-nje-projekt-te-ri-per-durresin-do-kushtoje-6-milione-dollare-38389" }