Vargje për marrëveshjen Rama-Basha: Genocid mbi Partinë Socialiste!

Publikuar tek: kulture-art, më 08:05 20-05-2017 Vargje për marrëveshjen Rama-Basha: Genocid mbi Partinë Socialiste!

Për marrëveshjen PD-PS mbrëmjen e 18 majit, poeti Arben Duka ka shkruar disa vargje. Në rreshtat e tij marrëveshjen Rama-Basha e quan “marrëveshje turpi” që në fund u nënshkua nga kryeministri.

 

Nga Arben Duka

Marrëveshja Rama-Basha.  Genocid mbi Partinë Socialiste!

Gjashtë orë me Lulin,

 kokë më kokë qëndroi,

një marrëveshje turpi,

në fund nënshkroi!

Ky është Edi Rama,

burri që bën shtet,

që fali çdo gjë,

veç bythës së vet!

Socialistja jonë,

s’është më në pushtet,

se asnjë ministër,

s’ka në kabinet!

Edvin kapedani,

 burri që bën shtet,

bëri genocid,

mbi partinë e vet!

 Askush s’e shtrëngoi,

s’i vuri zinxhirë,

 po gjithçka e bëri,

me vullnet të lirë!

Ai është në qiell,

 dhe nuk mund ta dijë,

 se PD në zgjedhje, fare do ta grijë!

 Me humbje fatale,

veten ka dënuar,

këtë pis-marrëveshje,

kur ka nënshkruar!

 Veten ka dënuar,

me humbje fatale,

se i dha PD-së,

 kartë të fortë morale!

Kur i fal të tëra,

 si derrin në thes,

 s’kam asnjë arsye,

që të të mbështes!

Po unë kot që nxehem,

 se të gjithë e dinin,

se kështu do tretej,

PS me Edvinin!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Alarmante: Muret antike në Lezhë kthehen në tualete publike
Këshilltari i Ramës tregon zbulimin e madh në Vlorë: Po i mbledhim dhe depozitojmë »
Article Logic
Execution time: 0.021044969558716
array(1) { ["section"]=> string(71) "vargje-per-marreveshjen-rama-basha-genocid-mbi-partine-socialiste-79302" }