Varoufakis, ish ministri grek i financave: Syriza nuk ekziston më

Publikuar tek: bota, më 13:10 16-09-2015 Varoufakis, ish ministri grek i financave: Syriza nuk ekziston më Yanis Varoufakis, ish ministri grek i financave

Cfarë gjurme la te unë largimi nga qeveria Tsipras? “Dashurinë dhe miqësinë e vërtetë, këto mbijetuan. Falset u zhdukën”. Këtë e thotë për Corriere della Sera ish ministri i Financave të qeverisë greke Yanis Varoufakis. Si jam? “Si një lule”. “Merita është e njerëzve që më mirëpresin në Greqi, Itali, Francë, madje edhe në Gjermani. Eshtë edhe liria që kam për të ndjekur axhendën time politike, jashtë strukturave të qeverisë”. 

Ekonomisti lajmëron se do të ketë edhe një njoftim zyrtar. Partia Syriza të cilës i kam shërbyer nuk ekziston më. Shërbeu për kapitullimin tonë. Nuk mund të ngjitet cka është thyer, kam parë aty ku problem grek mund të gjende një zgjidhje: Evropën. Greqia, sqaron ekonomisti, u fundos, por është e gjithë demokracia evropiane që është plagosur për vdekje. Të paktën derisa evropianët nuk kuptojnë që ekonomia e tyre është e drejtuar nga pseudoteknokratë, “demokracia kontinentale do të mbehet në hije të asaj që mendojmë se është”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.032914161682129
array(1) { ["section"]=> string(69) "varoufakis-ish-ministri-grek-i-financave-syriza-nuk-ekziston-me-20922" }