Varrimi i Kacifas, reagon kryeministri grek: Është e dhimbshme, por me rëndësi për ne mbetet zgjerimi i detit me 12 milje

Publikuar tek: rajon, më 19:55 08-11-2018 Varrimi i Kacifas, reagon kryeministri grek: Është e dhimbshme, por me rëndësi për ne mbetet zgjerimi i detit me 12 milje

Minoritari grek Kostandinos Kacifa, i cili u vra nga forcat RENEA u përcoll ditën e sotme për në banesën e fundit në Bularat, në varrimin e të cilit erdhën qytetarë të shumtë grekë.

Pas varrimit të Kacifës ka reaguar kryeministri grek Alexis Tsipras gjatë një interviste në televizionin Alpha.

Tsipras ka shprehur ngushëllimet për dhimbjen e familjarëve, ndërsa është shprehur se kjo ngjarje nuk duhet të ndryshojë strategjinë për t’u afruar më shumë me Shqipërinë.

“Është një ditë zie për familjen që ka humbur fëmijën, hidhërimi dhe zemërimi janë të justifikuara. Greqia bëri atë që duhej të bënte me autoritetet shqiptare. Kjo ngjarje e pakëndshme nuk duhet të ndryshojë strategjinë tonë për t’u afruar më shumë me Shqipërinë. Atë ditë (më 28 Tetor), në fshat po varroseshin eshtrat e heronjve tanë të rënë në Shqipëri" tha kryeminstri grek.

Gjithashtu Tsipras shtoi se me rëndësi është të shtyhet kufiri detar me 12 milje.

"Por kjo ngjarje nuk duhet të ndryshojë kursin e marrëdhënieve tona. Duhet që minoriteti grek në Shqipëri të gëzojë të gjitha të drejtat e njeriut. Do vazhdojmë dialogun. Qëllimi ynë është të përmbushet ndarja e zonës ekonomike. Të shtyhet kufiri detar me 12 milje. Këtë duam të bëjmë edhe me Italinë dhe Egjiptin. Këto janë gjëra që ka edhe kosto, thyhen vezë, por po nuk u thyen vezë nuk hamë omletë", shtoi Tsipras.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Thaçi flet para takimit me Vuçiç në Bruksel: Do jetë e vështirë...
Fletë arresti për udhëheqësit e Kosovës, Pacolli i përgjigjet Daçiç »
Article Logic
Execution time: 0.0040981769561768
array(1) { ["section"]=> string(125) "varrimi-i-kacifas-reagon-kryeministri-grek-eshte-e-dhimbshme-por-me-rendesi-per-ne-mbetet-zgjerimi-i-detit-me-12-milje-140794" }