Varrimi i Kacifas, reagon Rama: Shqipëria s'lufton me arkmorte, hienat dhe korbat turpëruan flamurin e tyre

Publikuar tek: politike, më 19:23 08-11-2018 Varrimi i Kacifas, reagon Rama: Shqipëria s'lufton me arkmorte, hienat dhe korbat turpëruan flamurin e tyre

Ditën e sotme në fshatin Bularat është përcjellë për në banesën e fundit minoritari grek Kostandinos Kacifa, i cili u vra nga forcat RENEA rreth një javë më parë.

Mirëpo prania e personave që kishin ardhur nga Greqia për ceremoninë e varrimit në Bularat dhe që kënduan në kor thirrje antishqiptare ka irrutuar qytetarë të shumtë, të cilët i kanë shkruar dhe Kryeministrit Edi Rama.

Një prej tyre i ka shkruar Ramës duke i kërkuar të ndërhyjë me patjetër sepse ata kanë përdhosur vlerat tona, dhe ai duhet t’ ju tregojë vendin.

Screenshot_2.jpg

Mesa duket Ramën nuk e ka “mbajtur” vendi dhe i ka kthyer përgjigje menjëherë, pasi i ka shkruar se vend ynë nuk lufton me arkmorte dhe as me provokatorë varrimesh.

“Kush erdhi per te provokuar, hyri, turperoi veten e flamurin e tij dhe iku... Shqiperia nuk "flliqet" nga ca te pagdhendur, qe jetojne si hiena e kendojne si korba! Jane qenie te mjera qe perdhosin te vdekurin qe medemek respektojne dhe ulin dinjitetin e flamurit te kombit te tyre”, ka shkruar Kryeministri Edi Rama nddër të tjera.

Screenshot_3.jpg

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Buxheti për të rinjtë, Kërpaçi: Qeveria shpenzon vetëm 2.8 euro në vit
‘Sandër Lleshi/ Amerika reagoi pas refuzimit të dekretit nga Presidenti Meta’ »
Article Logic
Execution time: 0.014884948730469
array(1) { ["section"]=> string(111) "varrimi-i-kacifas-reagon-rama-shqiperia-s-lufton-me-arkmorte-hienat-dhe-korbat-turperuan-flamurin-e-tyre-140787" }