"Varrosja e 21 janarit", Shkëlzen Berisha: Rama në Gjykatë tha "Garda u detyrua të zbatonte ligjin e përdorte armët"

Publikuar tek: fcb-bomb, më 19:00 27-04-2016

Pas vendimit të Gjykatës e cila nuk pranoi rekursin e Prokurorisë për “21 janarin” ka reaguar djali i ish kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha.

Djali i ish kryeministrit sulmon shefin e kabinetit qeveritar që sipas tij për t'u mbrojtur në Gjykatë ka thënë se "Garda u detyrua të zbatonte ligjin", ndërsa e quan këtë politikë të tij “politikë hijenash”.

“Politike hijenash. Për përfitime politike, Rama ka 5 vjet që akuzon kundërshtarët dhe Gardën Republikane (kështu e quante atëherë )si përgjegjës për viktimat e 21 Janarit.

Por sot, kur vjen puna për të dëmshpërblyer familjaret e viktimave, mbrohet në gjykatë duke thënë se Garda u detyrua të zbatonte ligjin dhe të përdorte armë pasi sulmi ishte shumë i ashpër dhe policia qe neutralizuar nga turma.

Pas neverisë për përdorimin politik të viktimave, konkluzioni i dytë që të vjen ndër mend është që, perderisa Garda paska qenë e justifikuar në përdorimin e armëve atëhere përgjegjësia bie mbi organizatorët”, shkruan Shkëlzen Berisha.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019877910614014
array(1) { ["section"]=> string(116) "varrosja-e-21-janarit-shkelzen-berisha-rama-ne-gjykate-tha-garda-u-detyrua-te-zbatonte-ligjin-e-perdorte-armet-38862" }