Varufaqis i përgjigjet Renzit: More pjesë në grushtin e shtetit kundër Tsiprasit

Publikuar tek: bota, më 21:36 22-09-2015 Varufaqis i përgjigjet Renzit: More pjesë në grushtin e shtetit kundër Tsiprasit

Ish-ministri grek i Financave, Janis Varufaqis “goditi” sërisht sot pasi kryeministri italian, Matteo Renzi festoi daljen nga arena politike të ekstremistëve që kundërshtonin masat shtrënguese. Dje Renzi deklaroi se “shpëtuam prej atij Varufaqisit”.

“I nderuar Renzi, unë kam një mesazh për ju. Ju mund të gëzoheni sa të doni në lidhje me faktin se unë nuk jam më ministër i Financave, madje as në parlament. Por, ju nuk keni shpëtuar prej meje. Unë jam gjallë dhe sulmoj politikisht, pasi njerëzit në Itali më kujtojnë kur unë ecja në rrugët e vendit tuaj të bukur. Jo, ajo çfarë ju hoqët qafe, duke marrë pjesë në atë grusht shteti kundër (kryeministrit grek) Aleksis Tsipras dhe demokracisë greke korrikun e kaluar, ishte integriteti juaj si një demokrat europian. Ndoshta edhe shpirtin tënd gjithashtu. Fatmirësisht kjo nuk është e pakthyeshme. Por ju duhet të bëni kompesime serioze. Mezi pres t’ju shoh të ktheheni në radhët e demokratëve të Europës”, shkroi sot Varufaqis në blogun e tij.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026246070861816
array(1) { ["section"]=> string(85) "varufaqis-i-pergjigjet-renzit-more-pjese-ne-grushtin-e-shtetit-kunder-tsiprasit-21424" }