Vasil Bollano mbështet Partinë Demokratike, fushatë për Lefteri Priftin në Himarë

Publikuar tek: politike, më 07:40 12-05-2015 Vasil Bollano mbështet Partinë Demokratike, fushatë për Lefteri Priftin në Himarë

Vasil Bollano po mbështet në fushatën në Himarë kandidaten e së djathtës, Lefteri Prifti. Bollano, ish-kryetari i OMONIA-s dhe ish-kryetari i kësaj bashkie ka takuar dy ditë më parë Bashën dhe Priftin, duke diskutuar me shtabin elektoral për fushatën e kandidates. Kjo mbështetje e Bollanos duket se po sjell tërheqjen graduale nga gara për Bashkinë e Himarës, kandidatin e PBDNJ-së, Fredi Belerin.

Beleri është propozuar nga OMONIA dhe duket se prapë do të jenë përfaqësuesit e saj që do të propozojnë tërheqjen. Siç shkruan ‘’Panorama’’, edhe  Vangjel Dule, nuk ka qenë shumë dakord për kandidimin e Belerit, për shkak të së kaluarës së tij problematike.

Ditë më parë u përfol se Vangjel Dule, pas pakënaqësive ndaj Partisë Socialiste dhe hedhjes poshtë të një mundësie për t’iu bashkuar koalicionit të majtë për këto zgjedhje, do t’i bashkohej së djathtës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Veliaj: Mirëpres Blushin në fushatë, është njeri i zgjuar
Rama publikon videon me intervistat e banorëve të Tepelenës, flitet për "mrekulli" »
Article Logic
Execution time: 0.021324157714844
array(1) { ["section"]=> string(86) "vasil-bollano-mbeshtet-partine-demokratike-fushate-per-lefteri-priftin-ne-himare-10929" }