Vasili del kundër Beqajt: Ku gabon Ministria e Shëndetësisë, pse s’ka vizion kjo punë

Publikuar tek: politike, më 12:19 03-02-2016 Vasili del kundër Beqajt: Ku gabon Ministria e Shëndetësisë, pse s’ka vizion kjo punë Vasili, Beqaj

Petrit Vasili i LSI-së del kundër ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj. Sipas Vasilit, Beqaj nuk ka vizion, pasi ka dhënë urdhrin më pakuptim për Urgjencën Mjekësore.

“S’ka vizion kjo punë, po ua them me gjuhë më të drunjtë, është veprimi më pakuptim që mund të ekzistojë në botë’’, tha Vasili në Komisionin e Shëndetësisë në Kuvend, ku Beqaj mungonte.

Vasili është kreu i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim që është në bashkëqeverisje me Partinë Socialiste, por ai më parë ka qenë ministër i Shëndetësisë.

Fjala e plotë e Vasilit:

“Ku gabon Ministria e Shëndetësisë? Gabon se konsekuenca e ligjit do të thotë efikasitet më i madh. Një qendër urgjence që nuk është përmirësuar ende. Ndërkohë që nuk kemi kokën po shpërbëjmë pjesët e trurit. Ne tani trurin s’e kemi, po mendojmë për gjymtyrët. Normalisht duhej Urgjenca Kombëtare, e cila bën marrjen e sinjalit të aktivizimit me atë që është trupa më e afërt që kërkon ndihmën. Jam pro urgjencës paraspitalore.

Në Shqipëri shembulli më i mirë është kjo njësi urgjence. E vetmja që ka akumuluar eksperiencën, s’ka qenë kjo dhjetëra vite më para.

Ekipi që i ka dhënë më pak mundësi medias të raportojë vonesë në shërbim, ka qenë ky ekip.

20 e ca kolegë që i atashohen një spitali, unë po ua them me gjuhë më të drunjtë është veprimi më pakuptim që mund të ekzistojë në botë. Fizikisht 20 njerëz që rrinë atje, ngatërrojnë këmbët e njëri-tjetrit. Në terren do funksionin më mirë. Atë që e bën urgjenca paraspitalore, s’e bën urgjenca spitalore. Këtu nuk ka vizion kjo punë.

Tani të kemi gjithë këto arritje dhe të kemi mungesë transparence? Çfarë kemi për të fshehur ne?!”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ahmetaj në komision jep llogari për heqjen e ekskluzivitetit të kompanisë që ka aeroportin ‘’Nënë Tereza’’: Negociatat janë mbyllur me sukses
Sherr deputetesh në komision, dy gratë zihen keq. Socialistja-demokrates: Sado të xhirosh, xhiron gabim o Albana Vokshi! »
Article Logic
Execution time: 0.21450901031494
array(1) { ["section"]=> string(89) "vasili-del-kunder-beqajt-ku-gabon-ministria-e-shendetesise-pse-s-ka-vizion-kjo-pune-31629" }