Vasili detaje për propozimin e LSI-së: Koncesionet s’bëhen nga një parti politike po nga paratë e qytetarëve shqiptarë

Publikuar tek: politike, më 12:58 22-02-2016 Vasili detaje për propozimin e LSI-së: Koncesionet s’bëhen nga një parti politike po nga paratë e qytetarëve shqiptarë

Petrit Vasili dha sot detaje të tjera për propozimin e LSI-së për koncesionet dhe kërkesën që projektet e qeverisë të kalojnë për miratim në Kuvend. Në zgjerim të idesë së kryetarit të tij Ilir Meta, bërë publike 2 ditë më parë gjatë një konference për shtyp, Vasili theksoi se është shumë e rëndësishme shuarja e debateve dhe rritja e transparencës.

“Koncesionet s’bëhen nga një parti politike po nga paratë e qytetarëve shqiptarë”, tha Vasili duke shtuar se ato përbëjnë 7% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

“Me një reflektim të gjykuar të domosdoshëm për një problematikë sensitive siç ka qenë ajo e koncesioneve njohur nga opinion publik. Ne mbështesim idenë se janë të përshëndetura kur krijojnë investime të reja dhe përmirësojnë cilësimet e shërbimeve.

Synimi i ndryshimeve të propozuara është qëllimmirë, shton dhe rrit dukshëm transparencën, rrit soliditetin ligjor të nismave nëpërmjet mekanizmave që janë të vendosura me ligj.

Koncesionet nuk bëhen nga një parti politike po bëhen nga paratë e qytetarëve shqiptarë, duhet të jenë të dobishme dhe të qëndrueshme në kohë. Nuk ka krijuar dobi, po ka mbajtur gjallë një debat që është ndezur herë pas here.

Vlerësimi i alternativës, ku aktorët si Ministria e Financave dhe Avokatura e Shtetit përfshihen me ligj. Sugjerime të tilla që janë shumë të rëndësishme, vinë edhe nga raporti i fundit të FMN-së, ku vlerësimi i fizibilitetit që prokurohet në mënyrë të drejtëpërdrejtë ka rëndësi, 7% të prodhimit të brendshëm bruto, një influencë të rëndësishme dhe serioze në buxhetin e shqiptarëve. Dobia gjerësisht e provuar.”, tha Vasili.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Berisha zbulon arsyen pse u dhunua dje qytetarja: Rama po hakmerret për atë që i bëri në ’90-ën
Braçe publikon videon: Shihini barbarët, në krye kërriçi »
Article Logic
Execution time: 0.026283979415894
array(1) { ["section"]=> string(123) "vasili-detaje-per-propozimin-e-lsi-se-koncesionet-s-behen-nga-nje-parti-politike-po-nga-parate-e-qytetareve-shqiptare-33222" }