Vasili: Doshi i bleu apartament gruas së Çinarit

Publikuar tek: politike, më 19:30 11-03-2015 Vasili: Doshi i bleu apartament gruas së Çinarit Luan Rama

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka publikuar sot një dokument ku sipas tij vërtetohet se Tom Doshi i ka blerë gruas së Petrit Çinarit një apartament me vlerën e 39 mijë eurove në gusht të 2014, periudhë që përkon me nisjen e akuzave të deputetit.

Sipas Vasilit, dokumenti konfirmon se Doshi dhe Çinari njihen me njëri tjeterin, ndryshe nga sa është deklaruar më parë.

Ai ka kërkuar nga Prokuroria që të thellohet në këtë skenar, ndërsa ka paralajmëruar publikimin e dokumentave të tjera në orët në vijim.


Rama-Doshit: Petrit Çinari i sëmurë mendor,  ja kartela klinike

Luan Rama ka deklaruar sot nga Lëvizja Socialiste për Integrim se Petrit Çinari, i përmendur nga Tom Doshi se ka qenë I porositur nga babai I Ilir Metës për të vrarë Doshin, është I sëmurë mendor dhe me kartelë klinike. Sekretari I Përgjithshëm I LSI-së, kërkon që të mos keqtrajtohen të sëmurët mendorë.

“Doshi ka prodhuar një vrasës, ish-oficer nga Skrapari. Mirëpo ajo çfarë është e rëndësishme dhe që duhet ta dinë qytetarët e këtij vendi lidhur me faktin se rezulton I ashtuquajtur vrasës, Petrit Çinari rezulton të jetë një I sëmurë mendor I trajtuar nga spitalet e vendit. Kjo është shndërruar në një parodi qesharake që duhet të marrë fund menjëherë. Prokuroria të hetojë me konstitencë dhe paanshmëri  kundrë presioneve që bëjnë element të tillë haluçinantë. Ligji shqiptar e dënon penalisht keqtrajtimin e të sëmurëve. Ja këtu është edhe kartela klinike e vrasësit të radhës.’, deklaroi Rama.

Ditën e djeshme në një postim në ‘’Facebook’’, Doshi tha se ishte informuar për një kallëzim penal bërë nga Petrit Çinari, i cili ishte porositur nga Rexhep Meta për të vrarë Tom Doshin.

“Jam informuar nga një i njohuri im, se në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dje është bërë një kallzim penal nga Petrit Cinari, një ish-oficer nga Skrapari. Në këtë kallzim është deklaruar se babai i Ilir Metës, rreth 1 vit e gjysëm më parë, e ka thirrur Petritin në Gjirin e Lalzit dhe i ka kërkuar atij me porosi të Ilir Metës, që të vrasë Tom Doshin. Ky person paska punuar bashkë me Rexhep Metën në ushtri dhe paska qenë qitës i shkëlqyer. Pas rikthimit të tij nga Amerika, babai i Ilirit e paska gjetur, ftuar në Gjirin e Lalzit dhe bërë ofertën makabre, e cila duket se nuk është pranuar nga Petriti. Ky person, me guximin e lavdërueshëm qytetar ka shkuar me vullnetin e tij të lirë dhe ka denoncuar këtë porosi të re vrasjeje. Këtë informacion mund ta konfirmojë Prokuroria”, shkruante dje deputeti Tom Doshi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pas takimit me Ramën, Meta thërret ministrat e LSI-së në zyrën e tij
Reagon Doshi: Ambasada të sjellë ekspertë, disponoj video që implikon Metën »
Article Logic
Execution time: 0.024445056915283
array(1) { ["section"]=> string(52) "vasili-doshi-i-bleu-apartament-gruas-se-cinarit-5510" }