Vasili e pyet për 5 kushtet, Vlahutin ia kthen: Duhet të përafroni sjelljen tuaj me standardet e BE

Publikuar tek: barometri, më 07:58 26-04-2018 Vasili e pyet për 5 kushtet, Vlahutin ia kthen: Duhet të përafroni sjelljen tuaj me standardet e BE

Ditën e sotme u mbledh Komisioni i Integrimit ku mori pjesë edhe ambasadorja e BE- së Romana Vlahutin, e cila dorëzoi raportin e KE për çeljen e negociatave.

Gjatë mbledhjes Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili i drejtoi një pyetje Vlahutin në lidhje me 5 kushtet e vendosura nga BE për hapjen e negociatave.

“Pesë kushtet, konsiderohen kushte të rëna? Apo vazhdojnë të mbeten të tilla. Pasi në opinionin publik është përcjellë sikur këto kushte nuk ekzistojnë më”, pyeti Vasili. Ndërsa Vlahutin tha se do të jenë përparësi kushtet e vendosura, ndërsa i tërhoqi vëmendjen Vasilit se duhet të përafrojë sjelljen e tij me standardet e BE-së.

“Absolutisht do të mbeten përparësi. Do të jenë të tilla edhe pasi të fillojë puna me BE. Ajo çfarë përpiqem të them se rekomandimi pozitiv do të thotë se shihet përparim në këtë progress. Shqipëria ka arritur në atë fazë ku vende të tjera kanë qenë rekomandimi për negociatat. Është kaq e thjeshtë. Por puna që vendit do ti duhet të bëjë për negociatat për anëtarësim, do të jetë shumë e madhe. Këto quhen negociata por në thelb nuk ka asgjë për të negociauar, janë më shumë shërbime. Do të duhet të përafroni edhe sjelljen tuaj me standartet me BE. Ajo cka negociohet janë afatet që nënkupton kohën, për elemente teknike. Kjo është ajo çka është BE. Psh, për mjedisin, ata persona që do të vijnë në Shqipëri do të shohin faktet dhe do të kenë gjera konkrete. Eshtë më e dobishme kjo sesa hapat e mëdhenj. Dhe në këtë kuptim do të ketë prani shumë të madhe nga Brukseli që do të jenë në këtë process.”, u shpreh Vlahutin.

Kujtojmë se 5 kushtet e vendosura për Shqipërinë nga BE për hapjen e negociatave janë: Implementimi i reformave në administratën publike, pavarësia e sistemit të drejtësisë, lufta kundër korrupsionit, lufta kundër krimit të organizuar dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020224094390869
array(1) { ["section"]=> string(104) "vasili-e-pyet-per-5-kushtet-vlahutin-ia-kthen-duhet-te-perafroni-sjelljen-tuaj-me-standardet-e-be-118347" }