Vasili i jep fund debateve: Ja çfarë janë “impulset e reja” për LSI dhe ironia me gazetaren

Publikuar tek: politike, më 12:09 25-10-2015 Vasili i jep fund debateve: Ja çfarë janë “impulset e reja” për LSI dhe ironia me gazetaren Petrit Vasili, kreu i grupit parlamentar te LSI

Kreu i grupit Parlamentar të LSI Petrit Vasili, ka dalë në një konferencë për mediat për të folur për Reformën në Drejtësi që siç theksoi ai është reforma më e rëndësishme e shtetit shqiptar. Vasili i bëri thirrje opozitës të lërë insinuatat politike ndërsa kërkoi bashkëpunim drejt arritjes së kompromisit. Vasili prezantoi Ylli Manjanin si zëdhënësin zyrtar të LSI për reformën në drejtësi.

Ndërkaq, kreu i grupit parlamentar të LSI i është përgjigjur ironikisht edhe pyetjes së gazetares të News24 lidhur me mungesën e LSI në Kuvend, seancën plenare të së enjtes.

“Të shtunë e të dielë mund të bëhen pyetje pa vlerë e përmbajtj. Jo çdo humor merret si e vërtetë po të kishit bërë një filmim me kamerat tuaja do konstatonit që kishte deputetë të LSI. Ka momente kur salla është e mbushur plot, ka momente kur debatet zgjasin, salla boshatiset...”, tha Vasili ndërsa iu përgjigj pyetjes nëse LSI vazhdonte t’i qëndronte idesë për “impulse të reja”. Sekretari i LSI shpjegoi se me “impulse të reja” i referohet aksioneve të qeverisë, zhvillimit, që siç tha ai” duhet t’i interesojë edhe medias”, duke hedhur poshtë kështu çdo pretendim për ndryshime në kabinetin qeveritar.

“Besoj që e kemi shpjeguar shumë herë, qeveria ka nevojë gjithmonë për impulse, siç është aksioni i informalitetit,  debatet në Parlament janë një impuls, projekte të mëdha dhe zhvillimi... Për të tilla impulse qeveria ka nevojë gjithmonë. Se si doni t'i interpretoni ju impulset, e dini ju”, tha para gazetarëve Vasili.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zbardhet debati, Gjin Gjoni sulmon ashpër Naçon: Vjen në mbledhje vetëm për emërime e shkarkime
“Dy ndërtuesit e Ramës po bëjnë miliarda me paratë e shqiptarëve”, PD jep rastet »
Article Logic
Execution time: 0.028285026550293
array(1) { ["section"]=> string(94) "vasili-i-jep-fund-debateve-ja-cfare-jane-impulset-e-reja-per-lsi-dhe-ironia-me-gazetaren-23924" }