Vasili: Kandidimi i Bojaxhiut tregon se demokracia funksionon, vendimi i PDIU është pozitiv

Publikuar tek: politike, më 17:54 30-03-2015 Vasili: Kandidimi i Bojaxhiut tregon se demokracia funksionon, vendimi i PDIU është pozitiv

Petrit Vasili ka deklaruar se kandidimi i Gjergj Bojaxhiut si i pavarur për Bashkinë e Tiranës, tregon se demokracia në Shqipëri funksionon.

Vasili edhe më herët ka thënë se LSI e konsideron pozitive kandidimin e të pavarurve në zgjedhjet lokale të 21 qershorit.

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së gjatë një interviste në Neës24 e ka konsideruar gjithashtu pozitive bashkimin e PDIU-së me koalicionin qeverisës të drejtuar nga PS dhe LSI. Vasili duke folur për vendimin e marr nga Shpëtim Idrizi tha se kreu i PDIU-së u treguar mendjehapur kur mbështeti reformën administrative. “Ai u tregua mendjehapur dhe mbështetja që i bëri reformës administrative është një fakt emblematik se me mbështetje të tilla bëhen hapa përpara”, ka thënë Vasili.

Sa i përket procesit të dekriminalizimit, Vasili është shprehur se mazhoranca ka dalë tashmë me principin “ që kushdo që ka rekorde kriminale nuk duhet të kandidojë në politikë dhe për shkak të kësaj politikani i parë që duhet të japë dorëheqjen sipas këtij principi është vetë kryetari i PD-së, Lulzim Basha, i akuzuar për çështje madhore dhe të cilave u ka shpëtuar falë gjykatave.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Bushati dhe Gjiknuri në Holandë, takohen me homologët dhe sipërmarrës vendas
Mediu: Duka kandidat për Durrësin, PD të mos i bashkohet sekserëve të PS »
Article Logic
Execution time: 0.024979829788208
array(1) { ["section"]=> string(94) "vasili-kandidimi-i-bojaxhiut-tregon-se-demokracia-funksionon-vendimi-i-pdiu-eshte-pozitiv-7380" }