Vasili kundër Ramës për Spitalin e Traumës: Vendim i pakonsultuar me specialistë

Publikuar tek: politike, më 19:14 02-09-2015 Vasili kundër Ramës për Spitalin e Traumës: Vendim i pakonsultuar me specialistë

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar kundër vendimit të kryeministrit Edi Rama për ta rikthyer Spitalin e Traumës nën administrimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

I njohur si Spitali Ushtarak, ky institucion iu hoq ministrisë gjatë kohës së qeverisë së ish-kryeministrit Sali Berisha dhe në atë periudhë pati një kundërshtim të madh nga Partia Socialiste, në atë kohë në opozitë.

Megjithatë, vendimi i Ramës për të rikthyer sërish spitalin nën administrinim e Ministrisë së Mbrojtjes, nuk është pritur mirë nga aleati i tij kryesor në qeveri, LSI-ja.

Vasili ka deklaruar se ky vendim i Ramës është i pakonsultuar me specialistë të shëndetësië dhe në këtë mënyrë do të ulet shërbimi për pacientët.

“Me këtë vendim ndalet ndryshimi i nisur në Qendrën e Traumes. Do të ulet niveli i shërbimit për pacientet. Ky vendim është i pakonsultuar me specialistet e shëndetësisë”, ka thënë Vasili. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « PD shpërthen kundër Erjon Braçes, uturak, tartabiq dhe pusetë etiketimet banale në deklaratën zyrtare të demokratëve
Meta dërgon Leskajn në konferencën e kryeparlamentarëve në New York »
Article Logic
Execution time: 0.02237606048584
array(1) { ["section"]=> string(85) "vasili-kunder-rames-per-spitalin-e-traumes-vendim-i-pakonsultuar-me-specialiste-19809" }