Vasili: LSI është e qartë për shkaktarët e humbjes

Publikuar tek: politike, më 08:02 28-06-2015 Vasili: LSI është e qartë për shkaktarët e humbjes

Kreu i grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka komentuar  rezultatin e zgjedhjeve të 21 qershorit. Sipas tij “maxhoranca  qeverisëse fitoi bindshëm  në sajë të dominimit politik të saj dhe disfatizmit qaraman e mungesës  së alternativës opozitare”.

Lidhur me mosfunksionimin e koalicionit të majtë Vasili shprehet , “Çdo garë  elektorale kërkon një analizë serioze dhe komplekse gjë të cilën ne në LSI do ta bëjmë deri në fund, ndonëse elementët thelbësorë të së cilës lidhur me mënyrën e funksionimit dhe sa korrekt dhe luajal ka qenë  funksionimi i Aleancës për Shqipërinë Europiane në terren , janë  mjaft të qarta që tani , veçanërisht për bashkitë që nuk u fituan.”

Duke folur për Tiranën, në intervistën e dhën për gazetën “Shekulli” , Vasili shprehet se “LSI ka qenë në drejtimin e duhur për kandidatin Erion Veliaj, por besoj se ky është një normalitet politik tashmë i njohur nga të gjithë dhe për këdo në LSI , e cila në të gjitha garat për bashkinë  e Tiranës që nga 2007-ta kur kandidonte Edi Rama dhe ajo nuk ka marrë pjesë, Lëvizja Socialiste për Integrim ka mbështetur kandidatët me të cilët  ka bërë aleancë dhe vota e saj ka qenë përcaktuese për fitoren e tyre” , nënvizon Vasili.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Të majtët festojnë fitoren e Shuaip Beqirit në Konispol (Foto)
Edi Rama, darkën e parë të postzgjedhjeve e kalon me Vangjush Dakon në Vollgë »
Article Logic
Execution time: 0.020662069320679
array(1) { ["section"]=> string(55) "vasili-lsi-eshte-e-qarte-per-shkaktaret-e-humbjes-14805" }