Vasili: PD të bëjë protesta, po Meta nuk dorëhiqet kurrsesi

Publikuar tek: politike, më 11:38 11-03-2015 Vasili: PD të bëjë protesta, po Meta nuk dorëhiqet kurrsesi Petrit Vasili

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili deklaroi sot se Ilir Meta nuk do ta japë dorëheqjen edhe pse Partia Demokratike bën protesta. Sipas Vasilit, PD bën protesta me flamurin e krimit si dhe përdor të sëmurë psiqikë, si dëshmitarë në çështjen e Doshit.

“Çdo parti është e lirë të bëjë protesta në Shqipëri, edhe PD është e lirë të bëjë protesta me flamurin e krimit  si dhe të përdorë të sëmurë psiqikë si ky i fundit. PD është e lirë të përdorë të sëmurë psiqikë brenda partisë. Kryetari I partisë Ilir Meta nuk do të hapë kurrsesi dorëheqjen për llogari të krimit të organizuar. Lufta e maxhorancës kundër krimit të organizuar do të jetë pa kusht. Fakte të reja do të bëhen publike në orët në vazhdim.”, deklaroi Vasili.

Ditën e nesërme opozita ka planifikuar një protestë ku do të kërkojë dorëheqjen e Metës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tensione në Komisionin e Ligjeve/ Ristani kërkon dorëheqjen e Metës, Xhafaj: Flisni pas drejtësisë
Blushi-Bushatit : Përcaktoni çështjet për informim, mbetet vetëm në vullnetin tënd »
Article Logic
Execution time: 0.03656005859375
array(1) { ["section"]=> string(62) "vasili-pd-te-beje-protesta-po-meta-nuk-dorehiqet-kurrsesi-5523" }