Vasili për deklaratën e Palokës: Relaksuese, e mbështes plotësisht. Taksat? Lajtmotiv, zhvillimi ekonomik

Publikuar tek: politike, më 14:35 10-08-2015 Vasili për deklaratën e Palokës: Relaksuese, e mbështes plotësisht. Taksat? Lajtmotiv, zhvillimi ekonomik Petrit Vasili, kreu i grupit parlamentar te LSI

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI Petrit Vasili ka komentuar në një dalje për shtyp daklaratën e Palokës që mohoi në mënyrë kategorike çdo bashkëpunim të mundshëm mes PD dhe LSI. Vasili e ka parë si relaksuese deklaratën e kreut të grupit të PD, duke shtuar se e mbështet plotësisht atë çfarë ka thënë kolegu.

“Unë e kam përcjellë këtë deklaratë të kolegut tim dhe Kryetarit të Demokratëve në Parlament z. Paloka për komente mbi një aleancë të mundshme midis LSI-së dhe PD-së dhe nga leximi i vëmendshëm i saj nuk mbetet gjë tjetër veçse ta mbështes plotësisht atë çka ai ka deklaruar, me gjithë mirëkuptimin parlamentar që na shoqëron edhe në sallën e parlamentit”, tha Vasili ndërsa është ndalur edhe te taksat, çështjen më të debatuar tëmomentit. Deputeti tha se Meta, si kreu i LSI, sa herë ka komentuar lidhur me taksat dhe sistemin e politikës fiskale në Shqipëri ka patur si lajmotiv zhvillimin ekonomik

“ Komentet e z. Meta janë të lidhura dhe qëndrojnë mbi një shinë të vetme dhe një lajtmotiv, që sistemi i taksave e gjithë politika fiskale në Shqipëri është dhe duhet të jetë e duhet të orientohet thjeshtë dhe vetëm nga një objektiv themelor dhe të patjetërsueshëm, që ky është zhvillimi ekonomik dhe rritja ekonomike  e qëndrueshme. Pa një rritje ekonomike të vazhdueshme dhe të qëndrueshme, të gjithë e kanë shumë të qartë, që jo vetëm një mori problemesh të tjera të karakterit infrastrukturor, të karakterit të shërbimeve të tjera nuk mund të marrin përgjigje, por mbi të gjitha, një mori e madhe problemesh sociale delikate nuk mund të marrin përgjigje pa një rritje të qëndrueshme ekonomike. Ndaj, edhe vëmendja është që edhe çdo ndryshim eventual në politikat e taksave, duhet të matet ne efikasitetin e tyre vetëm me një tregues, prodhojnë apo jo rritje ekonomike të qëndrueshme. Së dyti, janë stimuluese dhe krijojnë frymëzim për biznesin që ai të investojë e të rrisë volumin e biznesit dhe njëkohësisht në mënyrë alternative të rritet edhe volumi i konsumit. Në rast se këto dy çështje të mëdha, por mbi të gjitha e para rritja ekonomike e qëndrueshme marrin përgjigje pozitive, sistemi i taksave me ndryshimet qofshin të mundshme që mund të propozohen të cilat janë tagër i Ministrisë përkatëse, e cila siç të gjithë e dinë punon ngushtësisht e lidhur në mënyrë të vazhdueshme me FMN-në, pra me një institucion tepër autoritar e prestigjioz, do t’i japë përgjigje gjithmonë e  më pozitive kësaj çështje. Sigurisht ne jemi në rrugën e duhur”, tha Vasili duke përshëndetur edhe qëndrimin e deklaratat e Ministrisë së Financave.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Nard Ndoka shpërthen kundër Ilir Beqajt: Konsultohu si unë, para se të realizosh "endrrat e bukura"
Bozdo-Veliajt: Parku që ofron 5 herë më i vogël »
Article Logic
Execution time: 0.026112079620361
array(1) { ["section"]=> string(106) "vasili-per-deklaraten-e-palokes-relaksuese-e-mbeshtes-plotesisht-taksat-lajtmotiv-zhvillimi-ekonomik-18130" }