Vasili: Populli nuk harron asgjë, drejtësia ka rastin që të shpëtojë veten

Publikuar tek: barometri, më 08:31 14-05-2018 Vasili: Populli nuk harron asgjë, drejtësia ka rastin që të shpëtojë veten

Kryetari i Grupit Parlamentar i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili ka reaguar pak minuta më parë me anë të një statusi në Facebook në lidhje me drejtësinë në vend.

Duke bashkëngjitur një video nga fushata elektorale e një viti më parë, në të cilën shfaqet kryeministri Rama, kreu i deputetëve të LSI shkruan nëse do të trajtohet e hetohet me paanësi ai.

 

Në komentin e tij Vasili lë të kuptohet se sistemi i drejtësisë, pra gjykatësit ose prokurorët kanë kohën që të tregojnë se të gjithë janë të barabartë përpara ligjit duke gjykuar persona me pushtet si kryeministri.

Postimi i plotë:

A do te beje drejtesi Drejtesia perballe kryeministrit kriminalizues te zgjedhjeve.

Reforma ne drejtesi.
Drejtesia qe po lind.
Vetingu.
Prokuroria qe medemek po reformohet.
Te gjitha shnderrohen ne demagogji erefelliqur nese qytetari kryeminister trajtohet si qytetar i vecante,i paprekshem,i privilegjuar,i favorizuar.
Prokuroria muaj me pare mbylli dosjen e kryeministrit kur ai akuzohej se i beri hapur thirrje Policise se Shtetit, qe te bente fushate elektorale per partine.E mbylli me argumentin se kryeministri kerkoi falje ne facebook.
Ne Berat ne date 16 maj gjykata do shqyrtoje rihapjen e kesaj dosje te kryeministrit, qe shkaterroi zgjedhjet ne 25 qershor dhe bashke me to edhe shtetin demokratik.
Kryeministri qe dhunoi e shkeli ligjin dhe faji i tij njihet boterisht a do trajtohet njelloj,a do hetohet me paanesi,a do gjykohet drejt apo do mbrohet si deri tani.
Drejtesia ka rastin te shpetoje veten dhe te tregoje qe TE GJITHE QYTETARET JANE TE BARABARTE PERPARA LIGJIT.Ne se nuk e ben kete ne dreq te veje kjo drejtesi mizore per te varferit dhe qe privilegjon kryeministrat.
Si do qe te jete POPULLI NUK HARRON ASGJE.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.049877166748047
array(1) { ["section"]=> string(79) "vasili-populli-nuk-harron-asgje-drejtesia-ka-rastin-qe-te-shpetoje-veten-120653" }