Vasili: Zgjedhjet nuk shtyhen, PD nuk ka kandidatë për Tiranën. PD: Do kandidoni kriminelët

Publikuar tek: politike, më 21:29 27-03-2015 Vasili: Zgjedhjet nuk shtyhen, PD nuk ka kandidatë për Tiranën. PD: Do kandidoni kriminelët

Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratës së Petrit Vasilit, duke dënuar qëndrimin e Ilir Metës dhe LSI për procesin e dekriminalizimit përpara zgjedhjeve lokale të 21 qershorit.

Sipas PD-së, qëndrimi i LSI-së tregon për synimet e Metës për të kandiduar dhe përfshirë në fushatë kontigjetë të krimit, siç bëri në zgjedhjet e fundit parlamentare.

“Partia Demokratike dënon ashpër qëndrimin e Ilir Metës kundër procesit të dekriminalizimit para zgjedhjeve lokale të 21 qershorit. Ky qëndrim demaskon synimet e kreut të LSI për të kandiduar dhe përfshirë në fushatën zgjedhore kontigjentë të krimit me qëllim presionet dhe blerjen e votës siç bëri edhe në zgjedhjet e fundit parlamentare. Partia Demokratike është e vendosur të ecë përpara me dekriminalizimin e politikës me çdo çmim. Qytetarët shqiptarë meritojnë një politikë të pastër nga krimi dhe korrupsioni”, thuhet në deklaratën e PD-së.


Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar sot pas deklaratave të disa përfaqësuesve të PD-së se kjo parti nuk futet në zgjedhjet vendore nëse nuk përfundon procesi i dekriminalizimit.

Vasili e ka cilësuar si qesharak shantazhin e PD-së, ndërsa ka thënë se opozita nuk dëshiron të futet në garë pasi nuk gjen dot kandidatë për Bashkinë e Tiranës.

Ai ka theksuar se zgjedhjet e 21 qershorit nuk shtyhen, pavarësisht shantazhit të PD-së. “Zgjedhjet e 21 qershorit nuk shtyhen. Shantazhi i Partisë Demokratike për shtyrjen e zgjedhjeve lokale është qesharak. Theksoj se PD ka shumicën në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, kjo edhe falë tolerancës sonë si mazhorancë. Por, Partia Demokratike nuk gjen dot kandidatë për zgjedhjet vendore dhe kjo forcë politike nuk ka kandidatë për Bashkinë e Tiranës”, tha Vasili.

Vasili ka vlerësuar se kandidimi i të pavarurve në zgjedhje vendore ndihmon demokracinë në vend. “PD-së i doli boja me dekriminalizimin. Mazhoranca do të zgjedhë figura me integritet. Kandidimi i të pavarurve ndihmon demokracinë”, theksoi më tej Vasili.

Për Bashkinë e Tiranës deri më tani vetëm ish-drejtori i KESH, Gjergj Bojaxhi ka pranuar se do të kandidoj si i pavarur dhe është duke punuar për mbledhjen e firmave që nevojiten për tu regjistruar në KQZ, ndërsa analisti Fatos Lubonja ka mohuar se do të kandidojë si i pavarur më 21 qershor ndonëse emri i tij ka qarkulluar në media.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Berisha: Doshi dhe Frroku nuk e kanë merituar të jenë në Parlament por arrestimi i tyre është i paligjshëm
Ristani: Rama fshehu dosjen e Frrokut, bëri pazare me të »
Article Logic
Execution time: 0.02186393737793
array(1) { ["section"]=> string(92) "vasili-zgjedhjet-nuk-shtyhen-pd-nuk-ka-kandidate-per-tiranen-pd-do-kandidoni-kriminelet-7152" }