Vaso Tole: Ja disa detaje të këngës së Kongresit

Publikuar tek: kulture-art, më 12:57 20-01-2015 Vaso Tole: Ja disa detaje të këngës së Kongresit

Akademiku Vaso Tole, një ditë përpara 95 vjetorit të ngjarjes më të rëndësishme të shtetit shqiptar, mbajtjes së Kongresit në Lushnje, rikujton disa nga detajet dhe tekstin e këngës që është kënduar për këtë ngjarje. Kongresi i Lushnjes mori vendime të rëndësishme për shtetin shqiptar dhe pas shpalles së Pavarësisë, është ngjarja më e rëndësishme për kombin. Nga punimet e këtij Kongresi, u vendos që Tirana të ishte kryeqytet i Shqipërisë.  

Nga Vaso Tole


Në Kongresin e Lushnjës, autori i kesaj kenge z. Ferit Vokopola mbajti fjalën e hapjes së Kongresit dhe frymëzimi për të shkruar vargjet e këngës i lindi pikërisht aty.

I.
Shpresa humbi, Atdheu ty po të thërret,
Ta shpëtosh nga kjo natë.
Bëhu i zoti në do të rrosh në jetë
Armikut jepi datë.
Ref.
Shkrepi drita në Lushnjë, u lind një diell
Shqipëria lidhi besën
Dëshmoi bota, dëshmojnë ujt në qiell
Për ty, o i lart Kongres!
II.
Me sa humbet drejtësia
Aq shuhet shpresa jonë
Nuk pushtohet tok’ e Kastriotit
Trimërinë e ka zakon.
III.
Në të varet shpres’ e Kombit Shqiptar
Në statutin tënd të shtrenjtë
Çliro tokat e Shqipërisë sa më parë
Bashko atdheun e shenjtë.
IV.
Sikur tym e flakë të dal nga faq’ e dheut
Shkrepëtim të bjerë e flakë
Bëj detyrën që ke kundrejt atdheut,
Mos kurse as shpirt as gjak.

Në lidhje me kompozitorin e këngës, ende janë të pandriçuara mirë rrethanat e jetës së tij si dhe bashkëpunimi me F.Vokopolën për krijimin e këtij himni.
https://www.youtube.com/watch?v=WpZ9yuBFzTc

Kongresi u hap më 20 janar 1920, ndërsa punimet i zhvilloi prej 28 deri më 31 janar 1920. Në të morën pjesë mbi 50 përfaqësues nga të gjitha krahinat e përfshira më 1913 në kufijtë e shtetit shqiptar. K.L. u mbajt kur Shqipëria vazhdonte të ishte e pushtuar nga forcat e armatosura të shteteve të huaja, ndërsa Konferenca e Paqes (1919–1920) po hartonte plane për cungimin territorial të shtetit shqiptar. Kongresi hodhi poshtë planet antishqiptare të K.P. dhe u shpreh për mbrojtjen me çdo kusht të tërësisë dhe të pavarësisë së plotë të shtetit shqiptar në kufijtë e v. 1913. Dërgoi një protestë energjike në K.P. në Paris, në të cilën thuhej se Shqiptarët ishin gati “të derdhnin edhe pikën e fundit të gjakut të tyre, kundër çdo vendimi që do të vinte në rrezik tërësinë territoriale dhe pavarësinë e tyre të plotë”. K. u dërgoi protesta edhe qeverive angleze, franceze,ku ndër të tjera pohohej: “Shqiptarët dinë të vdesin për të mos shkuar nga njëra dorë tek tjetra si tufë delesh e të bëhen plaçka e atyre që drejtojnë sot diplomacinë e Europës”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Filmi shqiptar, zyrtarisht në Berlinale
Elhaida Dani, me Riccardo Cocciante-n në Eurovizion »
Article Logic
Execution time: 0.017945051193237
array(1) { ["section"]=> string(52) "vaso-tole-ja-disa-detaje-te-kenges-se-kongresit-1020" }