Vatikani i kushton një pullë postare harmonisë fetare në Shqipëri

Publikuar tek: kulture-art, më 10:38 25-08-2016 Vatikani i kushton një pullë postare harmonisë fetare në Shqipëri

Pas pullës postare në kuadër të shenjtërimit të Nënë Terezës, Vatikani i ka kushtuar një tjetër pullë filatelie harmonisë fetare në Shqipëri.

Përmes kësaj pulle postare të krijuar së fundmi ku bie në sy kisha dhe xhamia të cilat qëndrojnë pranë njëra-tjetrës, imazh është vënë vizita e parë e Papa Gjon Palit II në Shqipëri më 25 prill të vitit 1993.

Në sfondin e pullës së filatelisë është përdorur imazhi Papës, ai i kishës së Shën Mërisë në Apolloni, statuja e Skënderbeut në qendër të kryeqytetit, një djalë me veshje popullore dhe Xhamia e Tiranës.

Në sipërfaqen e pullës është shkruar emri i Vatikanit, ai i shtetit të vizituar dhe data e vizitës së Papa Gjon Palit në Shqipëri.

Këto pulla postare të krijuara nga shteti i Vatikanit, vijnë në kuadër të shenjtërimit të Nënë Terezës më 4 shtator të këtij viti.

harmoni_fetare1.jpgharmoni_fetare.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tenori Hushi falenderon miqtë dhe mediat për mbështetjen: Intrigat dhe intrigantet, larg meje dhe TKOB-së
Edi Rama çel ekspozitë në Beograd, promovon “Kurbanin” »
Article Logic
Execution time: 0.0434410572052
array(1) { ["section"]=> string(71) "vatikani-i-kushton-nje-pulle-postare-harmonise-fetare-ne-shqiperi-50816" }